×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Vetmia mund t’ju vras shumë më shpejt sesa mbipesha

    FrontOnline
    24 Janar 2024

    Një studim tronditës ka zbuluar se vetmia mund të jetë më e rrezikshme sesa mbipesha

    Gjithmonë e kemi ditur se njerëzit janë qenie të shoqërueshme, por duket se shoqëria është kruciale për ekzistencën tonë.

    Këtë e dëshmojnë edhe statistikat – sipas ekspertëve, vetmia mund të rezultojë në 50% rritje të shanseve për vdekje të parakohshme, që është rrezik më i ulët krahasuar me 30% të rritjes së rrezikut për vdekje të parakohshme nga mbipesha.

    Pavarësisht avancimeve teknologjike që supozohet të na kenë lidhur më mirë me njëri-tjetrin, vetmia duket që veçse është rritur. Në Amerikë, njerëzit vazhdimisht po ndihen më të izoluar, pavarësisht financave dhe familjes që e kanë.

    Rreth 70% prej tyre besojnë se miqtë dhe familjarët do të befasoheshin nëse do ta zbulonin se ata ndihen të izoluar.

    Një anketim i fundit i kryer nga ‘Granset’ ka zbuluar se 75% e popullsisë së vjetër në Mbretërinë e Bashkuar vuan nga vetmia. Shumica madje as nuk flasin për të. Statistikat vetëm sa po e nxjerrin realitetin se Britania është shumë afër të bëhet shteti më i vetmuar në të gjithë Evropën.

    Në Mbretërinë e Bashkuar, vetmia po njihet si epidemi dhe po i kushton shumë para Evropës. Rreth 26 milionë dollarë në vit shpenzohen vetëm për shkak të pushimeve mjekësore. Vetmia është shumë e dëmshme për një person, si fizikisht ashtu edhe mendërisht.

    Shumë dëshmi shkencore gjatë viteve të fundit kanë sugjeruar se personat e vetmuar kanë një sërë problemesh shëndetësore të cilat vetëm i nxisin ata drejt një vdekje të parakohshme.

    Ekspertët rekomandojnë që t’u kushtoni më shumë kujdes fëmijëve në mënyrë që t’u siguroni një zhvillim të jetës sociale dhe t’ua zhvilloni aftësinë për të ndërvepruar me botën e jashtme./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Aronia, e njohur gjithashtu si “manaferrat e zezë”, është një frut i vogël dhe i fuqishëm, që ka fituar vëmendje të madhe...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Gjatë ditës së sotme pritet të emërohet drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Propozim-vendimi për emërimin e drejtorit ekzekutiv të...
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës pritet që gjatë ditës së sotme të mbajë mbledhjen e radhës. Sipas njoftimit mbledhja e Qeverisë pritet të nis...
    Lajme10 Janar 2025
    MCA Kosova sot mban konferencë lidhur me procedurat e parakualifikimit për dizajnimin dhe dërtimin e sistemeve të mëdha për ruajtjen e energjisë...
    Lajme10 Janar 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë...
    Lajme10 Janar 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se mbështetja për Lëvizjen Vetëvendosje ka rënë ndjeshëm, duke pretenduar se kjo parti nuk i kalon...
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.