×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje me aksion në Podujevë, kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve komunale

    FrontOnline
    18 Shtator 2020

    Lëvizja Vetëvendosje, dega në Podujevë ka njoftuar se kanë organizuar sot një aksion para komunës, si shenjë pakënaqësie për mos mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

    “Përmes këtij aksioni simbolik kemi paraqitur se Komuna e Podujevës është e uzurpuar nga një klikë njerëzish dhe po udhëhiqet nga një njeri që në zgjedhjet lokale se ka asnjë votë dhe nuk përfaqëson asgjë. Në të vërtetë ai vetëm menaxhon apo thënë më mirë keqmenaxhon, sepse shefi i vërtetë është ministri Veliu. Nexhmi Rudari nuk është i dëshiruari i qytetarëve, por është i dëshiruari i Agim Veliut sepse Veliu nuk mund të gjejë një tjetër më të dëgjueshëm dhe një servil më të madh që vetëm zbaton urdhërat e tij. Nënkryetari i komunës Ruadri është një marionetë që punon dhe përfaqëson vetëm interesat e ngushta të një grupi që ka uzurpuar dhe ngulfatur komunën”, thuhet në reagim.

    “Përmes këtij aksioni simbolik kemi paraqitur në trajektore lidhjen e ngushtë të ish kryetarit Veliu me presidentin Thaçi dhe të nënkryetarit Rudari, të cilët edhe e kanë bllokuar procesin e mbajtjes së zgjedhjeve tash e 6 muaj në komunën tonë, por edhe mirëmbajtjen e pushtetit në të kaluarën nga marrëveshjet e fshehta mes tyre. Sot, qytetarët e Podujevës po e shohin hapur këtë bashkëpunim e afërsi mes tyre, ku kanë rënë maskat dhe prapaskenat e tyre. Sot, Komuna nuk është në funksion të saj për t’i shërbyer qytetarëve, por është kthyer si institucion i rehatimit të militantëve partiakë dhe plaqkitjes së buxhetit të saj. Qytetarët e Podujevës ndjehen të ngulfatur nga një qeverisje e tillë, e cila po i përjashton kuadrot profesionale dhe i diskriminon qytetarët në baza partiake, andaj duhet të largohet sa më parë nga pushteti një mendësi e tillë e cila i ka shkaktuar shumë dëme Komunës dhe qytetarëve të Podujevës. Qytetarët e Podujevës kanë nevojë për një qeverisje transparente, të përgjegjshme dhe që punën e saj e bazon mbi nevojat dhe interesat e qytetarëve”, thanë nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Maj 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se mbi 148 mijë punëtorëve mund t’u rrezikohet vendi i punës me vendimin për rritjen...
    Lajme15 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, hodhi poshtë çdo mundësi për një koalicion mes partisë së tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje,...
    Lajme15 Maj 2025
    Policia e Komunikacionit Rrugor në bashkëpunim me Stacionin Policor në Ferizaj ka filluar sot zbatimin e planit operativ “Motoçikleta 2025”. Gjatë ditës...
    Të tjera
    Lajme15 Maj 2025
    Besnik Tahiri realizoi sot një vizitë pune në Mal të Zi, ku u takua me Kryetarin e Ulqinit, z. Genci Nimanbegu, dhe...
    Lajme15 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka komentuar takimin me presidenten Vjosa Osmani me krerët e partive parlamentare, duke...
    Lajme15 Maj 2025
    Ismet Kryeziu nga KDI ka kritikuar Albin Kurtin e VV-së për mosdeklarimin e tij para mediave. Ai ka thënë se kjo tregon...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Shqipëria është renditur si destinacioni më i mirë për t’u vizituar në vitin 2025, sipas një analize të platformës ndërkombëtare HelloSafe, e...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mesin e liderëve që e ka pritur sot është edhe homologu i tij finlandez, Petteri Orpo....
    Lajme15 Maj 2025
    Profesori i Fakultetit Filozofik, Arben Hajdari, po përballet fatkeqësisht me një sfidë të rëndë për jetën. Atij i është rikthyer sëmundja e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.