Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi ka thënë se ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të ishte i mirëseardhur si kryetar i Prishtinës.
“Nuk e di, këtë do ta vendosin anëtaret dhe aktivistët e Vetëvendosjes. Kandidaturat, o bëhet me një garë të brendshme. Por, mendoj që një standard i Z. Vitia, do të ishte i mirëseardhur në secilin nivel”, ka thënë Abrashi.
I pyetur nëse do të paraqiste problem për të, kandidatura e kryetarit aktual, Shpend Ahmeti, deputeti i VV-së, Artan Abrashi, tha se nuk mendon që kjo do t’i paraqiste problem Vitisë.
“Nuk besoj që paraqet problem për neve asnjë kandidaturë tjetër, e sidomos në Prishtinë, për shkak se kemi cilësi dhe bagazh që e njohin qytetarët e Prishtinës. Prandaj, cilado qoftë kandidatura e VV-së për kryeqytetin, besoj që ai do të jetë kryetar i Prishtinës”, tha ai.
Ndërkohë, sa i përket kryeministrit të ardhshëm, Abrashi ka thënë bindshëm se ai do të jetë, Albin Kurti.
“Natyrisht, Albin Kurti.” – ka thënë Artan Abrashi në Frontal.