Një burrë ka kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencën e Ferizajt pasi që dyshohet se është vetëplagosur me pistoletë.
Policia njofton përmes raportit se pas ndihmës mjekësore në Ferizaj, i njëjti është transferuar për në QKUK për tretman të mëtutjeshëm, raporton Klankosova.tv.
Në raportin policor bëhet e ditur se arma me të cilën është vetëplagosur viktima është konfiskuar.