×
  • Opinione
  • Opinione

    Vetëm idealistët mund ta bëjnë Shqipërinë

    FrontOnline
    20 Shtator 2021

    Çdo njeri që lind dhe jeton në këtë glob që ne e quajmë tokë, ka natyrshmërisht vlerësimin, gjykimin, analizën dhe përshtatjen mbi çka atë e rrethon dhe që përbën një pjesë të realitetit individual. Çdokush ka të drejtën të gjykojë dhe të shprehë gjykimin dhe opinionin e vet mbi atë çka ai sheh, dëgjon, nuhat dhe percepton.

    Kjo e drejtë njerëzore, që askujt nuk mund t’ia mohojë askush, më krijon edhe mua avantazhin që të them, të shpreh, të deklaroj, duke pasur dëshirën dhe ambicien që zëri im të dëgjohet te kushdo që do të ketë fatin dhe mundësinë të më dëgjojë nëpërmjet së zezës mbi të bardhë. Besoj dhe mendoj që asnjë sistem politik dhe ekonomik, nuk ka mundur të plotësojë të gjitha aspiratat njerëzore për një mirëqënie të pranueshme, të lavdërueshme dhe ideale.

    Idealja është vështirë të arrihet. Idealja ekziston, ndoshta vetëm në dëshirat tona, duke qenë të bindur dhe të dëshpëruar se nuk do të mund t’ia arrijmë dot kurrë. Por, a mund të na pengojë kjo gjë për t’u përpjekur të gjithë së bashku, për të luftuar nëpërmjet mendimit tonë njerëzor drejt kësaj të ardhmeje të lumtur njerëzore?! Unë mendoj që jo. Shumë “teoricienë” propagandojnë teorinë që ky sistem kapitalistë, nuk është i përkryer, por është më i miri i mundshëm për momentin.

    Historia njerëzore ka kaluar shumë momente. Të tëra momentet nuk kanë kaluar nëpërmjet paqes dhe dakordësisë. Edhe momenti i sotëm shpresoj t’u ngjajë momenteve të kaluara. Ata që thonë se është sistemi kapitalist më i miri i mundshmi, sepse nuk kemi akoma një sistem më të mirë se ky. Gabojnë ose gënjejnë me vetëdije. Sistemet i krijojnë njerëzit dhe i mbështesin, i inkurajojnë dhe i mbajnë në këmbë ata që janë të interesuarit kryesorë për këtë lloj sistemi.

    Në gjykimin tim, partitë politike, kudo qofshin në këtë planet, janë e keqja më e madhe e shoqërisë njerëzore. Partitë, sipas të thënave, janë një grupim vullnetar njerëzish që përfaqësojnë një ideologji të caktuar, ideologji e cila shumë rrallë pasqyrohet në aktivitetin politik të asaj partie. Synimi i çdo partie politike është marrja e pushtetit ekonomik. Nëpërmjet frazeologjive politike, deklaratave partiake, premtimeve elektorale, çdo parti synon të përfitojë reputacion politik, për ta shndërruar atë në interesa ekonomikë.

    Popujt e dinë këtë, por bëjnë sikur nuk e dinë duke menduar që alternativa që ata mendojnë që duhet votuar, do t’i sjellë një të mirë me tepër vetë atyre. Populli e di që udhëhiqet nga matrapazët, mashtrues, demagogë, të pafytyrë dhe më keq akoma dhe nga kriminelë, por përsëri voton për ta, sepse nuk ka alternativa të tjera. Duhet ndryshuar alternativa. Duhen zhdukur partitë politike dhe institucionet e krijuara nga këto parti dhe të vendoset në krye të udhëheqjes së çdo kombi një grup specialistësh idealistë, një grup idealistësh specialistë që mundësisht të kontribuojnë për të mirën e përgjithshme të popullit të tyre, pa pasur asnjë përfitim material.

    Mendoj që Shqipëria ka boll nga këta burra dhe gra që do të mund ta drejtojnë Shqipërinë, do të mund ta begatojnë Shqipërinë me të mirat që i ka dhuruar Zoti dhe do të mund të përjashtojnë nga udhëheqjet dhe dominimi i asaj pakice që mendon dhe vepron nisur vetëm nga interesi i vet personal. Jam i bindur, megjithëse nuk besoj që do të mund ta jetoj, një të ardhme njerëzore ku njerëzit që jetojnë në këtë planet të mrekullueshëm, të mund të bashkëveprojnë për të zgjidhur, për t’u marrë vesh dhe për të bashkëpunuar në të mirë të çdo qenieje njerëzore.

    Nga Rubrika
    Opinione25 Nëntor 2024
    Shkruan: Ben Blushi 116 vjet më parë, në vitin 1908, aty nga ora 12 paradite, e datës 20 nëntor, që binte e...
    Opinione22 Nëntor 2024
    GJNP ka nxjerrë urdhër-arreste kundër kryeministrit të Izraelit Netanjahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Gallant. Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë pasojash...
    Opinione21 Nëntor 2024
    Nga Hisen Berisha: Kështu veprojnë tradhtarët e të shiturit tek armiqtë e vendit. Në një shtet të konsoliduar me sistem juridik të...
    Të tjera
    Lajme25 Nëntor 2024
    Sot është bërë edhe përurimi i nisjes së punimeve të projektit për modernizimin dhe përmirësimin e sistemit të ujitjes Radoni-Dukagjin. Projekti ka...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Faton Peci, ministër i Bujqësisë i ka “rënë pishman” për grantet që i dha këshilltarit të tij Naim Huruglica dhe vëllaut të...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari- Lila, nuk ka komentuar fjalimin e presidentes Vjosa Osmani në adresimin e saj...
    Vip25 Nëntor 2024
    Mëngjesi i sotëm ka nisur i tensionuar për dy banoret e shtëpisë, Gresën dhe Xhenetën. Ato kanë debatuar me njëra-tjetrën me tone...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, sot në Vushtrri do ta shpalosë programin për arsim. Ky projekt sipas LDK-së, synon ta transformojë arsimin...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Shqelma në bark, kokë, këmbë… Një tavolinë e hedhur drejt saj… Dhunën që A.H. e përjetonte brenda mureve të shtëpisë së saj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.