×
  • Opinione
  • Opinione

    Shkeljet e Sigurisë në FAK

    Hisen Berisha
    21 Nëntor 2024

    Nga Hisen Berisha:

    Kështu veprojnë tradhtarët e të shiturit tek armiqtë e vendit. Në një shtet të konsoliduar me sistem juridik të pavarur, një inteligjencë ushtarake operativisht autonome, dhe Inteligjencë kombëtare, të pa komprometuar, që e ka shtetin dhe institucionet shtetërore mbi autoritetin e liderëve shtetëror, ky akt ekspozimi të vendstozhimit të armatimeve do të cilësohej një veprim me shkallë të lartë rrezikshmërie për sigurinë kombëtare me theks për ushtrinë.

    Kur një “punë e veprim i heshtur që duhet të sjellë rezultate të mëdha” i bëhet publicitet për efekte elektorale apo krekosje sociopatike, kjo çon në identifikim sasior të pajisjeve që tregon dobësitë e Forcës.
    Fakt është se, me standardet e reja të ushtrive moderne, sekret mbetet vetëm momenti i sulmit, kurse personeli, struktura, organizimi, pajisjet, pajimet e armatimet s’janë më sekret.
    Por fakti se kjo strukturë ka kontrata të kualifikuara sekret, a duhet që edhe objekti i kontratës të jetë sekret?!
    Kështu që Albin Kurti, me ekspozimin e depove dhe hangarëve ku mbahen pajisjet e sistemet e armatimeve, përbën shkelje të rëndë sigurie. Sepse sekret mund të jetë vetëm vendi ku janë të stokuara pajisjet dhe sistemet e armatimit, sistemet operative, rezervat e luftës dhe dokumentacioni i luftës.
    Kjo nxit pyetjen: pse duhet të jetë “fondi për mbrojtje e siguri” sekret, ndërsa vendstokimi i armëve të jetë publik?
    Kur ka keqpërdorime, ka edhe vjedhje. Ndaj këtu duhet të veprojë inteligjenca shtetërore, me theks ajo ushtarake, për këto veprime të dyshimta të Kryeministrit.

     

    Nga Rubrika
    Opinione04 Dhjetor 2024
    Burimi: The Guardian (titulli në anglisht: Feeding off anger, fuelled by Russia… Enter Călin Georgescu, Europe’s latest radical populist), Simon Tisdall. Politika...
    Opinione03 Dhjetor 2024
    Shkruan: Bekim Çollaku Sa më shumë po afrohen zgjedhjet parlamentare, aq më tepër po shtohen tensionet në veri të Kosovës. Këto zhvillime,...
    Opinione02 Dhjetor 2024
    Nga Hisen Berisha: Albin, në vend që të arsyetohesh me kufizimet e trashëguara nga Hashim Thaçi, bëhu zot i vendimeve të mëdha...
    Të tjera
    Vip04 Dhjetor 2024
    Gjesti është përballur me një situatë të sikletshme, në një moment kur i janë shqyer xhinset. Megjithatë këtë moment ai e ktheu...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Jo rrallëherë shkollat fillore e të mesme në vendin tonë, janë cak i hajnave dhe kryesisht ka pasur raste të vjedhjeve të...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nesër do të shkoj për vizitë në Sarajevë por ende nuk dihet se me cilët zyrtarë shtetëror...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Sindikata e Arsimit ka protestuar duke kërkuar nga Ministria e Arsimit nënshkrim të kontratës kolektive, rritje të pagave të mësimdhënësve, e nisje...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar sulmin që kryeshefi ekzekutiv i “Ibër Lepencit”, Faruk Mujka ka bërë kundër gazetares, Mimoza...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës nuk përjashton mundësinë që vendi të jetë sërish cak i ndonjë sulmi të ri. Ajo konfirmoi se me me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.