×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëm 2.78% e popullsisë së Kosovës është testuar për COVID-19

    FrontOnline
    31 Gusht 2020

    Prej fillimit të pandemisë në Kosovë ku me 13 mars janë regjistruar dy rastet e para deri me sot janë testuar 50 mijë e 683 raste të dyshimta me virusin SARS-CoV-2.

    Deri më tani janë testuar vetëm 2,78% e popullsisë nga 1.8 milion banorë, sipas regjistrimit të fundit në vitin 2012, transmeton Klan Kosova.

    Nga 50 mijë e 683 raste të dyshimta, numri total i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë është 13,334 ku janë shëruar 9,473 persona dhe janë regjistruar 516 vdekje ndërsa raste aktive vazhdojnë të mbesin edhe 3,345 raste.

    Vetëm gjatë muajit gusht në Kosovë janë regjistruar 5 mijë e raste me COVID-19.

    Krahasuar me vendet fqinje, vetëm Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë shifra më të larta me raste të të infektuarve dhe me numër të vdekjeve. Deri me tani  Serbia ka 31 mijë e 282 raste pozitive që nga fillimi i pandemisë dhe ka regjistruar 710 vdekje.

    Maqedonia e Veriut deri më tani ka 14 mijë e 293 raste të të infektuarve dhe 596 humbje jetësh.

    Mali i Zi e ka numrin më të ulët me raste të konfirmuara me vetëm katër mijë e 777 raste pozitive dhe me vetëm 96 vdekje, ndërsa Shqipëria që nga fillimi i pandemisë ka regjistruar nëntë mijë e 279 raste pozitive dhe 275 vdekje.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka postuar një video nga një takim me bujq në Komunën e Istogut. Hamza ka...
    Lajme09 Janar 2025
    Punë edhe nga shtëpia, edhe nga një qytet kufitar i Serbisë. Ky është rasti i Milloshit nga veriu i Kosovës tash e...
    Lajme09 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në mërgim, që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës pasi...
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Presidenti Joe Biden miratoi të mërkurën një deklaratë federale për gjendje emergjence për Kaliforninë, që do të autorizojë fonde dhe burime për...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Më shumë se 46 mijë palestinezë janë vrarë në luftën Izrael-Hamas, tha të enjten Ministria e Shëndetësisë e Gazës, në 16 muaj...
    Lajme09 Janar 2025
    Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës e cila kishte konfirmuar aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë ndaj...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Agjencia Shtetërore Bullgare e Rrugëve është në mesin e përgjegjësve për aksidentin tragjik në autostradën “Struma” në vitin 2021, kur 45 persona...
    Lajme09 Janar 2025
    106 mijë e 924 është numri i qytetarëve që jetojnë në mërgatë e që janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    I zgjedhuri nga Donald Trump për postin e të dërguarit për Ukrainën dhe Rusinë, tha se presidenti i zgjedhur amerikan do të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.