Një vetaksident ka ndodhur dje në Skënderaj, ku të lënduar kanë mbetur dy persona.
Pas dërgimit në QKUK, pasagjerja është liruar për në shtëpi, ndërsa ngasësi i veturës ka ndërruar jetë.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Skenderaj 06.06.2023 – 14:30. Ka ndodhë një vetëaksident me ngasës mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar ngasësi dhe pasagjerja kosovare. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasagjerja është liruar në shtëpi, ndërsa ngasësi i veturës ka ndërruar jetë në QKUK. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”