Një vetaksident i rëndë ka ndodhur dje në Bërnjak, ku një person ka vdekur.
Policia njofton se si pasoë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës vetura ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shkëmb.
Lëndime kanë pësuar edhe dy persona tjerë.
Shoferi i veturës është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Fsh. Bernjak / 07.07.2024 – 23:00. Raportohet se ka ndodhur një vet-aksident trafiku në rrugën nacionale Zubin Potok – Bërnjak, ku si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës vetura që drejtohej nga i dyshuari shtetas i Serbisë, ka dalur nga rruga duke u përplasur me një shkëmb. Si pasojë e aksidentit tre pasagjerët meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore ku sipas mjekëve në Spitalin e Mitrovicës njëri prej tyre ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion, ndërsa i dyshuari (drejtuesi i veturës) është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.”