×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: Popullit të Kosovës s’i takon të mbajë anë në procesin e zgjedhjeve të Amerikës

    FrontOnline
    20 Tetor 2020

    Lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka deklaruar se Kosova ka gëzuar gjithmonë mbështetje bipartizane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është përkrahur nga të gjitha administratat e presidentëve të SHBA-së, pavarësisht partive politike.

    Veseli theksoi se për Kosovën, aleanca me këtë shtet mik, vazhdon të jetë në thelb të pozicionimit gjeopolitik dhe të konsolidimit të lirisë dhe demokracisë së saj.

    “Unë kam pasur fatin që të takoj e bashkëpunoj qoftë me Presidentin Trump dhe qoftë me zv. Presidentin Biden, për të mirën e Kosovës. Ne jemi me fat e të bekuar me këtë aleancë të shenjtë për popullin tonë, edhe kemi përgjegjësi që ta kultivojmë atë.Zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ngjarje e madhe për tërë botën demokratike. Populli i Amerikës zgjedh jo vetëm presidentin e tyre, por edhe liderin e botës së lirë që udhëheq hemisferën demokratike”, tha Veseli.

    I pari i PDK-së, theksoi se është më i kuptueshëm entuziazmi dhe interesi i shtuar për këtë proces, por që popullit të Kosovës nuk i takon të mbajë anë në këtë proces, por që duhet të respektojë vullnetin politik e procedurat demokratike të këtij vendi mik.

    “Shteti i Kosovës do të jetë gjithmonë me Amerikën, e padyshim Shtetet e Bashkuara të Amerikës me popullin e saj, do të jenë krah nesh.Presidentit Trump dhe ish-zv. Presidentit Biden iu uroj fat e suksese në garën e tyre presidenciale. Ndërkaq besoj se kushdo që i fiton zgjedhjet do të vazhdojë traditën e përkrahjes së Kosovës”, shtoi ai.

    The Victor vjen me këngë të re “Got U”
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë. Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë. Një person e...
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.