×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli lavdëron “përparimin e demokracisë në Kosovë”

    FrontOnline
    07 Maj 2020

    Kadri Veseli sot në një postim në Facebook ka komentuar raportin e organizatës Freedom House, e cila dje ka publikuar një studim ku thuhet se Kosova ka rritje të demokracisë prej shkalles 3.11 nga viti i kaluar në shkallën 3.18 këtë vit.

    Ai ka mirëpritur “lajmin e mirë” për Kosovën, duke thënë se ky raport lehtëson sado pak zymtësinë e periudhës së pandemisë, duke shtuar se “Ndërkohë që rajoni i Ballkanit Perëndimor ka pësuar një përkeqësim për sa i përket demokracisë, Kosova raportohet si i vetmi vend në rajonin e që për të pestin vit radhazi ka shënuar përparim të ndjeshëm”.

    Sidoqoftë Kadri Veseli shfrytëzoi rastin për të kritikuar pushtetarët që dikur ishin në opozitë, duke thënë se Kosova ka pasur përparim deri sa partia e Veselit ishte në pushtet.

    “Përkundër atyre nihilistëve që e kanë ndërtuar suksesin e tyre elektoral tek akuzat e rreme apo tek nxirja e realitetit të vendit tonë, Kosova ecën përpara me hapa të qëndrueshëm në drejtimin e duhur”.

    “Raporte prestigjioze ndërkombëtare si ky, demantojnë me fakte pretendimet populliste elektorale të atyre aktorëve politikë kosovarë që nuk dinë të ndërtojnë e ofrojnë vizion për të ardhmen, por garojnë vetëm duke denigruar rivalët e refuzuar arritjet e së shkuarës”, shkroi ai.

    Organizata Freedom House, e cila përcjellë dhe promovon zhvillimin e demokracisë përreth botës, dje publikoi një raport për vendet e Ballkanit, ku Kosova doli se ka përparim ne zhvillimin e demokracisë, nga 3.18 në 3.11 sa ka pasur vitin e kaluar. Shtetet fqinje sipas kësaj organizate kishin pësuar rënie, sidomos Serbia dhe Mali I zi, për të cilët thuhet se nuk kategorizohen më si demokraci.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.