×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Veseli kërkon formimin e Komisioneve për zbardhjen e të vërtetave, e fillon me privatizimin

    FrontOnline
    22 Qershor 2020

    Kryetari i Partisë̈ Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka mbajtur konferencë për media lidhur me ngritjen e disa komisioneve hetimore në Kuvendin e Kosovës, të cilat komisione do të merren me të gjithë shkelësit e ligjit, raporton Front Online.

    Ai tha se që nga sot do të fillojë rrugëtimi më të vërtetën për të gjithë ata që kanë abuzuar që 20 vjet për shumë tema në Kosovë.

    “PDK dhe unë jemi të përkushtuar për ta përfaqësuar interesin e qytetarëve dhe të shtetit, jemi të angazhuar që t’u japim barazi të gjithë qytetarëve ku nuk ka vend për krim dhe korrupsion. Unë e kam dhënë fjalën dhe po mundohem ta mbajë, javën që shkojë e kam prezantuar rrugëtimin e ri të PDK-së, ku zë vend shteti i së drejtës për mua si kryetar dhe për PDK-në interesi i qytetarëve dhe mbrojtja e Republikës. Jemi mbi çdo gjë prandaj nga sot e nisim ballafaqimin me të vërtetën për shumë tema e shumë vendime me të cilën është abuzuar që 20 vjet”, tha Veseli para gazetarëve.

    Veseli tha se PDK-ja do të fokusohet që ta çojë përpara procesin e konfiskimit të pasurisë së paligjshme.

    “Si parti e qendrës se djathë do të angazhohemi qe këtij procesi t’i ecim deri në fund duke e konfiskuar pasurinë e paligjshme”, tha ai.

    Veseli gjatë konferencës foli edhe për marrëveshjen me Serbinë.

    Ai tha se PDK-ja është për dialog në mënyrë që të përmirësohen raportet me Serbinë.

     

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/3819381798137183/

     

    Nga Rubrika
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takimeve me qytetarë në kuadër të nismës së tij “Espresso me...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Djordje Miketic, deputet opozitar në Serbi, njëherësh njëri ndër organizatorët e protestave në Beograd, ka thënë se “partneri kryesor i Vuçiqit është...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Përkrahja dhe bashkëpunimi me ministrin Nenad Rashiq, serbëve të Kosovës po iu kushton me kërcënime e përjashtime nga puna. Njëra ndër viktimat...
    Të tjera
    Kronika23 Dhjetor 2024
    Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë disa herë me armë zjarri. Policia ka njoftuar se...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Ministri i Jashtëm jordanez Ayman Safadi është paraparë të shkojë në Damask të hënën për t'u takuar me liderin e ri të...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Të paktën 17 persona humbën jetën në dy aksidente ajrore që ndodhën në një distancë të shkurtër kohore nga njëra-tjetra në Brazil...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, kritikoi Qeverinë për rritjen e shpenzimeve të parasë publike, duke theksuar se statistikat zyrtare tregojnë një rritje...
    Kronika23 Dhjetor 2024
    Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka sulmuar zyrtarët policorë. Policia ka bërë të ditur...
    Kronika23 Dhjetor 2024
    Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar një grua. Në raportin e policisë thuhet se me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.