Këngëtarja shqiptare, Vesa Luma, rreth pesë vite më parë i kishte dedikuar një këngë babait të saj tashmë të ndjerë.
Projektin e publikoi saktësisht në ditëlindjen e tij, ndërsa sot e ka përkujtuar me rastin e përvjetorit të radhës së lindjes.
Ajo ka ndarë këtë këngë në InstaStory dhe ka shkruar se po i mungon tejet shumë.
“Na mungon bab. Urime ditëlindjen”, kanë qenë fjalët e Lumës.
Artistja theksoi më parë se kjo këngë i dedikohet të gjithë atyre që kanë humbur më të dashurit e tyre.
Biondja këto ditë ndodhet në Kosovë, derisa po shijon pushimin përkrah familjarëve të saj.
E njëjta prej vitesh është zhvendosur në Zelandë të Re me bashkëshortin e saj, Big Bastën dhe djalin e tyre të vetëm, Lianin.