Mbrëmë gjatë natës reshjet e shiut kanë shkaktuar dëme në Komunën e Istogut.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, nëpërmjet një komunikate dje ka paralajmëruar se mund të ketë vërshime në rajonin e Dukagjinit.
“Reshjet të cilat priten të fillojnë përgjatë orëve të pas ditës së sotme datë 15/10/2020 fillimisht do të përfshin pjesën perëndimore të Kosovës (zona malore), duke vazhdua me intensitet të shtuar në drejtim të pjesës veri – perëndimore”, është shkruar në komunikatën e djeshme të institutit.
Tutje, në komunikatë thuhet se si pasojë e kësaj, do paraqiten mundësi për shembje dheu dhe vështirësi në komunikacion.