×
  • Opinione
  • Opinione

    Veriu, Albin Kurti, Edi Rama dhe tri propozimet për Vuçiqin

    FrontOnline
    26 Shtator 2021

    Po bëhen një javë prej se autoritetet e Republikës së Kosovës kanë nisur aksionin për vendosjen e masave të reciprocitetit për targa me Serbinë në veri të Kosovës.

    Ky vendim i ligjshëm i Qeverisë së Kosovës ka nxitur dhjetëra qytetarë serbë, të prkrahur nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, që t’i kundërshtojnë këto masa, duke vendosur barrikada kilometrëshe në këtë pjesë të vendit.

    Nuk është rasti vetëm me Kosovën, por Serbia me ndihmën e Rusisë po tenton ta destabilizojë Ballkanin, nëse i marrim parasysh reagimet e vazhdueshme ndaj Malit të Zi, Bosnës dhe Kroacisë. Prandaj, kjo detyrimisht çon në unifikimin e gjithë faktorit politik shqiptar në Ballkan dhe syçeltësinë e faktorit ndërkombëtar se çka po përgatitë Serbia me ndihmën e Rusisë.

    Dihet tashmë se tërheqje të njëanshme të palës kosovare nga veriu nuk do të ketë, atëherë më poshtë  i kam paraqitur disa propozime për hapat e mëtutjeshme:

    1) Reagimi i institucioneve të Republikës së Kosovës, në pjesen veriore të vendit, ka qenë  dhe vazhdon të mbetet e paalternativë, kryesisht për shkak të problemeve të shumëta të krijuara në atë pjesë, të nxitura nga Serbia!

    2) Faktori ndërkombëtar  në këto konstelacione dhe fërkime në të cilën po kalon rajoni i Ballkanit është tejet e vështirë, apo pothuajse e pamundur që të gjindet unitet në mes tyre, andaj aplikojnë metodën ”zgjat dhe mos-këput “.

    3) Spektri politik i Kosovës do të duhet të ketë unitet dhe koordinim mes vete dhe të mos zmbrapset nga vendimet dhe veprimet e ndërrmarura (zatën vetëm të unifikuar do të jemi më bindës dhe më serioz në raport me ndërkombetarët)!

    4) Ketu kemi 3 (tri) zgjidhje te mundshme dhe asgjë më pak se këto:

    I) Aplikimi reciprok i targave të përkohshme , të përkohshme RKS.

    II) Anulimi i targave ”Proba” nga të dyja vendet sovrane dhe pranimi i targave te rregullta me simbolet e të dy shteteve

    III) Mbyllja për qarkullim të mjeteve motorrike të dy pikave kufitare në veri të vendit dhe fillim të bisedimeve deri në arritje të nje marrveshje të pranueshme për të dyja palët. Vetem në këto tri raste, njesitë speciale policore mund të tërhiqen nga veriu dhe poashtu duhet të largohen menjëherë barrikadat.

    Në anën tjetër, vizita e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Kosovë të hënën (nesër) duhet të përçojë mesazh të qartë tek pala serbe dhe ndërkombëtare se provokimet dhe cenimi territorital i Kosovës nga Serbia është i papranueshëm dhe i rrëzikshëm për rajonin. Nëse Serbia kërcënon apo sulmon ushtarakisht apo me xhandarmëri, atëherë do të jemi të detyruar t’i dalim në ndihmë Kosovës, pasi që kështu na obligon Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

     (Autori është njohës i çështjeve të sigurisë)

     

     

    Nga Rubrika
    Opinione25 Nëntor 2024
    Shkruan: Ben Blushi 116 vjet më parë, në vitin 1908, aty nga ora 12 paradite, e datës 20 nëntor, që binte e...
    Opinione22 Nëntor 2024
    GJNP ka nxjerrë urdhër-arreste kundër kryeministrit të Izraelit Netanjahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Gallant. Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë pasojash...
    Opinione21 Nëntor 2024
    Nga Hisen Berisha: Kështu veprojnë tradhtarët e të shiturit tek armiqtë e vendit. Në një shtet të konsoliduar me sistem juridik të...
    Të tjera
    Lajme25 Nëntor 2024
    Fahrije Hoti nga Kooperativa Bujqësore “Krusha”, në një konferencë për media ka folur rreth deklarimeve të bëra nga ministri i Bujqësisë, Faton...
    Sport25 Nëntor 2024
    Rumunët po vazhdojnë të bëjnë fyerje raciste ndaj Kosovës. “Viktimë” e radhës e tifozëve rumunë ishte sulmuesi Astrit Selmani, pas fyerjeve që...
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Kreu i SPAK në Shqipëri, Altin Dumani, ka folur mbi rëndësinë e bashkëpunimit me shoqërinë civile, duke theksuar se ky bashkëpunim sjell...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti i ka kërkuar presidentes Osmani që të rikthejë ligjin e buxhetit për vitin 2025 në Kuvend për...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhsK) në Hagë ka filluar dëshminë Halil Çadraku i cili përfaqësohet nga avokati Arianit Koci në...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se Komuna e Prishtinës ka krijuar programe të veçanta për mbrojtje dhe mbështetje...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.