×
  • Lajme
  • Lajme

    Veprimet e Qeverisë në veri, Lajçak: Nxitën vërejtje të ndërkombëtarëve e frustrim të komunitetit lokal

    FrontOnline
    05 Tetor 2024

    Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka komentuar veprimet e Qeverisë së Kosovës në veri të vendit për të shtrirë sundimin e ligjit në atë pjesë të vendit.

    Ai tha se “të gjithë” janë për sundim të ligjit, por tha se kjo u bë në atë mënyrë që nxiti kundërshtim nga ndërkombëtarët e zhgënjim nga komuniteti vendës.

    “Ne shohim përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për të arritur sundimin e ligjit në veri të Kosovës. Të gjithë e mbështesin sundimin e ligjit, por për fat të keq, është bërë në atë mënyrë që nxitën vërejtje nga bashkësia ndërkombëtare dhe frustrim nga komuniteti vendës. Prandaj edhe kemi më shumë tensione”, tha Lajçak.

    Ai iu referua veprimeve rishtazi të autoriteteve kosovare për mbylljen e institucioneve paralele serbe në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

    “Unë shtroj pyetjen: cila është alternativa për këtë konfrontim, tension? Kujt i sjell dobi? Sigurisht që jo qytetarëve, e as Kosovës, Serbisë e rajonit. Pra, ne e dimë se çfarë duhet bërë, dhe tani pyetja është: pse të mos e bëjmë këtë?”, tha ai.

    Lajçak këto deklarata i bëri duke folur të premten në forumin 2BS në Budvë të Malit të Zi ku ndër të tjera tha se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përbëjnë sfidën më të madhe strategjike në rajon, sepse, sipas tij, ato ndikojnë në bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian.

    Për Marrëveshjen e Ohrit, Lajçak tha se nuk ka përparim të dukshëm në zbatimin e saj edhe 18 muaj më vonë nga Kosova dhe Serbia.

    Për përparim në drejtim të zbatimit të saj, emisari europian tha se nuk mund të pritet para zgjedhjeve.

    “Në Kosovë po vijnë zgjedhjet dhe nga përvoja politike e di se rrallë mund të priten ndryshime të mëdha para zgjedhjeve”.

    “Por, ne po përgatisim terrenin për përparim të shpejtë menjëherë pas zgjedhjeve”, shtoi ai.

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme05 Tetor 2024
    Intervale me diell pritet të ketë gjatë ditës së shtunë, e orëve të pasdites lokalisht mund të ketë zhvillime të ndonjë rrebeshi...
    Lajme05 Tetor 2024
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, ka kritikuar Ministrinë e Drejtësisë, e cila udhëhiqet nga bashkëpartiakja e saj, Albulena Haxhiu, duke thënë...
    Lajme05 Tetor 2024
    Që nga shpallja e datës 9 shkurt 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, partitë politike kanë filluar që herë...
    Të tjera
    Lajme04 Tetor 2024
    Emisari i Bashkimit Evropian për Dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë, Miroslav Lajçak ka thënë se është për keqardhje që përgjegjësit e sulmit...
    Bota/Rajoni04 Tetor 2024
    Shqipëria ka çelur zyrtarisht ambasadën e saj në Ukrainë. Në faqen zyrtare të ministrisë së Jashtme të Ukrainës, bëhet me dije se ambasadori i...
    Lajme04 Tetor 2024
    Në raportin gjashtë mujor për Kosovën të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, i cili pritet të debatohet më 30 tetor...
    Lajme04 Tetor 2024
    Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të debatojë për Kosovën më 30 tetor. Kështu është vendosur në agjendën e KS të OKB-së....
    Lajme04 Tetor 2024
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka qëndruar sonte për vizitë në dy fshatra të komunës së Malishevës. Ai ka njoftuar se në...
    Lajme04 Tetor 2024
    Objekti i zjarrfikësve në Zveçan është duke u rinovuar. Gjatë ditës së sotme këtë objekt e ka vizituar kryetari i Komunës së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.