×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendosja e gurëve në shinat e hekurudhës, Trainkos: Akt me elemente terr*oriste

    FrontOnline
    15 Tetor 2024

    “Akt sabotimi me elemente terroriste”.Kështu e ka quajtur ndërmarrja Trainkos, veprimin e papërgjegjshëm të disa personave që vendosën gurë në shinat e trenit, në hekurudhën Prishtinë – Pejë.

    Bëhet e ditur se në bordin e trenit që udhëtonte në këtë segment, kishte 100 udhëtarë.

    Tutje thuhet se madhësia e disa prej gurëve ishin 10 centimetra, duke synuar të shkaktohet frikë dëme apo pengesa të rënda për përdoruesit e transportit hekurudhor.

    “Ndërmarrja jonë, Trainkos Sh.A., ka qenë gjithmonë e përkushtuar për të siguruar që operimi me trena të jetë i sigurt dhe efektiv, sidomos në periudha të vështira, siç janë erërat e forta dhe reshjet e shiut, apo kushtet e tjera atmosferike, me masa të shtuara kujdesi për të minimizuar pasojat që mund të sjellë moti i keq në infrastrukturë. Megjithatë, nuk e kishim pritur se ndonjëherë do të rrezikohej komunikacioni hekurudhor nga veprime të paligjshme ose të dhunshme, si murosja dhe vendosja e barrikadave të gurëve, që kërkojnë forcë dhe mund për t’u vendosur. Aq më tepër, pika e përzgjedhur na bën të jemi edhe më të kujdesshëm, kur duket se ata kanë planifikuar strategji dhe dëme strategjike. Kjo na bën të reflektojmë mbi nevojën për të forcuar më tej masat tona të sigurisë dhe për të bashkëpunuar me të gjitha organet e rendit për të parandaluar ndodhitë e tilla me pasoja të rënda”, thuhet në reagimin e Trainkosit.

    “Qeverisja aktuale e ndërmarrjes ka vendosur politika dhe procedura të forta për menaxhimin e situatave të ndryshme, po ashtu edhe për sigurinë e transportit hekurudhor, me qëllim garantimin e shërbimeve të nivelit të lartë, të sigurta dhe pa pengesa. Këtë fakt e vërteton edhe vigjilenca dhe profesionalizmi i makinistëve të trenit 761, i cili qarkullonte në këtë relacion në ditën përkatëse”.

    “Së fundmi, ju bëjmë me dije se jemi të vendosur të ruajmë integritetin tonë dhe do të vazhdojmë me reforma në ndërmarrje. Andaj, nuk do të biem pre e këtyre shantazheve. Po ashtu, iu kujtojmë se këto veprime nuk cënojnë vetëm Ndërmarrjet Publike Trainkos dhe Infrakos, por edhe sigurinë kombëtare dhe interesin publik”.

    “Transporti hekurudhor vazhdon të jetë transporti më i sigurt i udhëtarëve. Ne angazhohemi që udhëtarëve t’u ofrojmë shërbime cilësore dhe saktësi brenda kushteve dhe mundësive, ndërsa punonjësve u ofrojmë dinjitet dhe mbështetje, për të gjithë ata që përfitojnë nga shërbimet tona.

    Natën e Kurban Bajramit Petrol Company shpërndan 40 pako ushqimore për fëmijët jetim në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja Hykmete Bajrami ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Kurti dhe atë që e ka quajtur “nëntoka”...
    Lajme15 Tetor 2024
    Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu, ka publikuar një fotografi me Presidenten Vjosa Osmani, që thotë ta kenë bërë kohë më parë, në...
    Lajme15 Tetor 2024
    Udhëheqësit e Procesit të Berlinit nga Ballkani Perëndimor dhe disa shtete anëtare të BE-së u mblodhën në Berlin për të shënuar dhjetëvjetorin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Dy shtete kritike të fushëbetejës – Georgia dhe Karolina e Veriut – po fillojnë votimin e hershëm personalisht këtë javë. Mes një...
    Sport15 Tetor 2024
    Ikona braziliane Neymar e ka mbështetur bashkatdhetarin e tij dhe yllin e Real Madridit, Vinicius Junior, për të fituar Topin e Artë...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Kryeministrja e Italisë Georgia Meloni deklaroi në senat se marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët mund të zbatohet edhe nga shtetet e tjera...
    Lajme15 Tetor 2024
    Policia e Kosovës e ka arrestuar një shtetas sirian i dyshuar për një vrasje të kryer në vitin 2022. Përmes një komunikate...
    Lajme15 Tetor 2024
    Komuniteti boshnjak në Kosovë e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për lëvizjes e lirë për qytetarët e Bosnje e Hercegovinës,...
    Lajme15 Tetor 2024
    Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj për siç thonë lidhur me rastet e fundit që po qarkullojnë në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.