×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendosja e gurëve në shinat e hekurudhës, Trainkos: Akt me elemente terro*riste

    FrontOnline
    15 Tetor 2024

    “Akt sabotimi me elemente terroriste”.

    Kështu e ka quajtur ndërmarrja Trainkos, veprimin e papërgjegjshëm të disa personave që vendosën gurë në shinat e trenit, në hekurudhën Prishtinë – Pejë.

    Bëhet e ditur se në bordin e trenit që udhëtonte në këtë segment, kishte 100 udhëtarë.

    Tutje thuhet se madhësia e disa prej gurëve ishin 10 centimetra, duke synuar të shkaktohet frikë dëme apo pengesa të rënda për përdoruesit e transportit hekurudhor.

    “Ndërmarrja jonë, Trainkos Sh.A., ka qenë gjithmonë e përkushtuar për të siguruar që operimi me trena të jetë i sigurt dhe efektiv, sidomos në periudha të vështira, siç janë erërat e forta dhe reshjet e shiut, apo kushtet e tjera atmosferike, me masa të shtuara kujdesi për të minimizuar pasojat që mund të sjellë moti i keq në infrastrukturë. Megjithatë, nuk e kishim pritur se ndonjëherë do të rrezikohej komunikacioni hekurudhor nga veprime të paligjshme ose të dhunshme, si murosja dhe vendosja e barrikadave të gurëve, që kërkojnë forcë dhe mund për t’u vendosur. Aq më tepër, pika e përzgjedhur na bën të jemi edhe më të kujdesshëm, kur duket se ata kanë planifikuar strategji dhe dëme strategjike. Kjo na bën të reflektojmë mbi nevojën për të forcuar më tej masat tona të sigurisë dhe për të bashkëpunuar me të gjitha organet e rendit për të parandaluar ndodhitë e tilla me pasoja të rënda”, thuhet në reagimin e Trainkos-it

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në kuadër të vizitave nëpër komunat e Kosovës, sot ka vizituar Komunën...
    Lajme15 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, sot në një konferencë për media, ka thënë se bashkë me deputetët opozitarë kanë...
    Lajme15 Tetor 2024
    Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në një konferencë me gazetarë, ka folur edhe për vendimin e Qeverisë së Kosovës që...
    Të tjera
    Opinione15 Tetor 2024
    Nga Shuk Orani: Pas përfundimit të luftës në vitin 1999, Kosova hyri në një fazë të re të zhvillimit social dhe ekonomik,...
    Kronika15 Tetor 2024
    Një 56-vjeçar nga Prizreni, i identifikuar si shtetasi me iniciale F. A., është proceduar penalisht në Morinë pasi tentoi të fuste në...
    Lajme15 Tetor 2024
    Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka shpallur nisjen zyrtare të sezonit ngrohës 2024/2025 në kryeqytet, në një ceremoni që u mbajt në...
    Lajme15 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka uruar Shqipërinë për hapjen e kapitujve të anëtarësimit në BE. Osmani e cilësoi si moment historik....
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Koreja e Veriut ka hedhur në erë pjesët veriore të rrjetit rrugor ndërkorean që nuk ishin më në përdorim. Lajmi u bë...
    Lajme15 Tetor 2024
    Juristja e medias, Flutura Kusari ka publikuar emrat e kandidatëve për anëtarë të bordit në RTK, në dy konkurset e fundit. Konkursi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.