×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendoset lapidari dhe pllaka përkujtimore në nderim të martirëve të rrugës së Kovaçëve në Mitrovicë

    FrontOnline
    30 Korrik 2020

    Në 21-vjetorin e masakrës më të madhe në qytetin e Mitrovicës, ku ishin vrarë 31 bashkëqytetarë nga ana e forcave serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë, përkatësisht në rrugën e Kovaçëve në Mitrovicë, përfaqësues të institucioneve komunale sot kanë vendosur lule dhe kanë bërë homazhe tek lapidari dhe pllaka e re përkujtimore me emrat e viktimave, investim ky nga Komuna e Mitrovicës.

    Në komunikatën komunale thuhet se në nderimin e martirëve ishin të pranishëm kryetari i komunës, Agim Bahtiri, nënkryetari Faruk Mujka, drejtorë të drejtorive komunale, kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Mitrovicë, Rafet Ibishi, familjarë të viktimave, si dhe qytetarë të shumtë.

    Me këtë rast, kryetari Bahtiri tha se institucionet e vendit kanë obligim ndaj martirëve të kombit, sepse pa gjakun e tyre, Kosova nuk do të ishte e lirë dhe e pavarur. Ai tha se drejtësia duhet në fund të thotë fjalën e vet për këtë masakër, duke i dënuar kryesit e veprave makabre me burgim të merituar.

    Ndërkaq, nënkryetari Mujka, potencoi se kjo ditë është e rëndë dhe pikëlluese, pasi që memoria dhe mendimet kthehen 21 vite pas, por gjithsesi tek familjarët duhet të mbretëroj krenaria për kontributin që kanë dhënë martirët që ne sot të jemi të lirë.

    “Ne jemi mbledhur këtu të bëjmë përurimin e lapidarit kushtuar këtyre martirëve të lagjes së Kovaçëve të vrarë në 1999 në këtë vend, i cili besojmë se do të shërbejë t’i nderojmë, t’i përkujtojmë, por edhe t’i falënderojmë, sepse falë sakrificës së tyre ne e gëzojmë lirinë sot. Ky vend medoemos duhet të jetë vend i bashkimit, kujtimit, por edhe mësimit që historia dhe krimi të mos harrohen asnjëherë. Sepse pa drejtësi nuk ka qetësi dhe pa drejtësi nuk ka falje”, tha ndër të tjerash nënkryetari Mujka.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.