×
  • Sport
  • Sport

    Vendos sërish Lukaku, Interi bën 9 fitore radhazi dhe vijon “arratinë” në krye

    FrontOnline
    03 Prill 2021

    Interi përfiton maksimalisht nga ndalja e Milanit dhe Juventusit, pasi mposht me rezultatin minimal 0-1 Bolognën në “Dall’Ara” dhe ngjitet në kuotën e 68 pikëve, plot 8 pikë më tepër se kuqezinjtë që mbajnë vendin e dytë.

    Transferta emiliane nuk rezultoi aspak e lehtë për zikaltrit, që vuajtën jo pak, por në fund u larguan me tre pikë, falë një goli të shënuar nga i përhershmi Romelu Lukaku në minutën e 32-të të takimit.

    Zikaltrit krijuan disa mundësi të tjera për të dyfishuar rezultatin, por shtylla ndali Lautaron, ndërsa Hakimi e Barella nuk u treguan të saktë në mundësitë e tyre për të dërguar topin në rrjetë.

    Nga ana tjetër Bologna u shfaq shumë kërkuese dhe këmbëngulëse, por vetëm një herë me Sansonen arriti të kërcënojë rrezikshëm portën e Handanovic, që gjithsesi u tregua i gatshëm të zotërojë sferën.

    Ky ishte goli i 20 i sulmuesit belg Romelu Lukaku, që konfirmohet arma më e fortë e Interit, ndërsa zikaltrit regjistrojnë kështu fitoren e 9 radhazi në kampionat, pasi kanë triumfuar në të gjithë ndeshjet e fazës së dytë.

    Sfida e radhës e Interit është të mërkurën në orën 18:30 ndaj Sassuolos në “San Siro”, aty ku të besuarit e Antonio Contes do të kërkojnë një tjetër sukses, për të vënë një dorë te titulli kampion./SS/

    EKSKULZIVE: Art Motion dhe Klan Kosova fitojnë të drejtën televizive të Superligës, Ligës së parë si dhe Kupës së Kosovës 
    Nga Rubrika
    Sport11 Maj 2024
    Xavi Hernandez ka vendosur të mbetet te Barcelona, teksa trajneri spanjoll i ka bërë të qartë klubit se cilin futbollist e dëshiron...
    Sport10 Maj 2024
    Real Madridi arriti mrekullisht në një tjetër finale të Ligës së Kampionëve këtë javë, pasi eliminoi Bayern Munichun në gjysmëfinale pas një...
    Sport10 Maj 2024
    Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll ka fituar pikët e radhës në Kampionatin Mesdhetar në Ankara të Turqisë. Pas një ndeshje të...
    Të tjera
    Lajme11 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, thotë për FrontOnline se Qeveria aktuale e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti është zhytur thellë në korrupsion,...
    Ekonomi11 Maj 2024
    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Lulzim Rafuna, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se sipas parashikimeve të tyre...
    Lajme11 Maj 2024
    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë se klasa politike e Kosovës, e ne...
    Kronika11 Maj 2024
    Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Sipas raportit 24 orësh të...
    Lajme11 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të të ditur për dy raste të vjedhjeve në tentativë në dy shkolla të Lipjanit. Sipas raportit...
    Lajme11 Maj 2024
    Deputeti i VV-së, Dimal Basha, thotë për FrontOnline se intervistimet e zyrtarëve të lartë shtetëror por edhe të Qeverisë nga Prokuroria e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.