Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që ta pezullojë punën e dy hidrocentraleve që operojnë në Lumbardhin e Deçanit.
Gjykata ka vendosur ta shtyjë ekzekutimin e lejeve dhe licencave që Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit dhe Zyra e Rregullatorit të Energjisë i patën dhënë kompanisë private «Kelkos Energy» për hidrocentralet.
Organet e paditura dhe palët e interesuara kanë 15 ditë afat të paraqesin ankesë në Gjykatën e Apelit./FrontOnline/