×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Vendimi Komunës së Prizrenit, në kundërshtim me vendimin e OSHP-së  

    FrontOnline
    21 Janar 2020

    Përfaqësues të kompanisë “MBB Construction” po pretendojnë se vendimi i zyrës së Prokurimit të komunës së Prizrenit është në kundërshtim të plotë me vendimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) në lidhje me tenderin“ Renovimi dhe mirëmbajtja e objektit shëndetësor të QKMF-së”, raporton “Front Online”.

    Për këtë proces Prokurimi, Autoriteti Kontraktues (AK) në fillim kishte rekomanduar për kontratë “MBB Construction”, por pas ankesës së konsorciumit “Harst Group”& “Construmax”, AK-ja për kontratë e ka rekomanduar këta të fundit, deri sa kompaninë “MBB Construction” e ka eliminuar nga gara për këtë proces prokurimi.

    Në seancën të cilën e ka monitoruar “Front Online” përfaqësuesi i kompanisë “MBB Construction” Adriatik Rrustemi ka thënë se vendimi i AK-së është në kundërshtim me vendimin e Panelit Shqyrtues (PSH) numër 781/19 të datës 09.12.2019, sepse në këtë vendim është thënë se autoriteti kontraktues obligohet të vërtetojë saktë se OE i rekomanduar për kontratë “MBB Construction”SH.P.K& B-Ademaj” a i plotëson kërkesat e Dosjes së tenderit (DT)-në lidhje me 60 % të referencave dhe të qartësohet saktë se cili është udhëheqësi i grupit. Mirëpo, sipas tij, Autoriteti Kontraktues nuk ka kërkuar sqarime shtesë sipas nenit 59.2 dhe 72 të LPP-së dhe me këtë rast na ka diskriminuar neve si operator ekonomik më i lirë dhe nuk e ka respektuar vendimin e panelit shqyrtues, raporton “Front Online”.

     Ai më tutje ka thëne se nuk pajtohet me mendimin e ekspertit shqyrtues, pasi që sipas tij nuk janë shfrytëzuar dispozitat e neneve 59.2 dhe 72 të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP), sepse nuk janë kërkuar sqarime shtesë ku shumë lehtë ka mundur të kuptohet se janë bërë disa lëshime teknike nga ana jonë dhe kanë mundur të evidentohen këto gabime nëse do të ishin kërkuar sqarime shtesë.

    Në këtë seancë nuk kanë marrë pjesë përfaqësues të Autoritetit Kontraktues, komunës së Prizrenit.

    Vendimi i Panelit Shqyrtues për këtë aktivitet Prokurimit do të merret në ditët në vijim, deri sa portali “Front Online” do të iu mbaj të informuar në vazhdimësi për rrjedhën e këtij procesi të prokurim/ Front Online /

    Nga Rubrika
    Lajme11 Mars 2025
    Komuna e Prishtinës e cila drejtohet nga Përparim Rama ka përzgjedhur N.N.SH. WORLD MEDIUM, LIMITPROJECT SH.P.K, Rahovica Comerce SH.P.K. si fituese të...
    Lajme06 Mars 2025
    Sistemi i E-Prokurimit përmes të cilit zhvillohet procesi i prokurimit në Kosovë, pra për të gjitha Institucionet Publike në Kosovë ka më...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Komuna e Kamenicës që udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosjes ka shpërblyer me tender gati 2 milionësh konsorciumium “El-Bau” & “Eing...
    Të tjera
    Lajme08 Prill 2025
    Anëtarja e kryesisë në LDK, Jehona Lushaku-Sadriu deklaroi se qytetarët e Kosovës e meritojnë një kërkimfalje publike nga kreu i Vetëvendosjes, Albin...
    Lajme08 Prill 2025
    Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se nuk do të lejojnë që qeveria të vendoset në pozicion...
    Lajme08 Prill 2025
    Nënkryetarja e LDK-së, Doarca Kica-Xhelili, ka thënë se sikur partia e saj të shkonte në takimin e thirrur nga kryetari i LVV-së,...
    Lajme08 Prill 2025
    Kryetarja e partisë ‘Alternativa’, Mimoza Kusari-Lila, në emisionin CONTEXT në ATV, ka komentuar refuzimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të...
    Lajme08 Prill 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Prokurorisë për të mos kërkuar paraburgim për 12 serbët e...
    Lajme08 Prill 2025
    Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Dobrushë të Istogut. Kështu tha për media...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.