×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Vendimi i OSHP-së kundër rekomandimit të ekspertit Sahit Beqiri

    FrontOnline
    18 Shkurt 2020

    Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka anuluar vendimin e Autoritetit Kontraktues (AK) Policisë së Kosovës për anulimin e tenderit “Furnizim me këpucë elegante” e ku vlera e parashikuar e kontratës është 121,620 euro, raporton “Front Online”.

    Kundër vendimit të Policisë së Kosovës për anulim të këtij procesi të Prokurimit në OSHP ishin ankuar dy Operatore Ekonomik (OE), “A&V Collection” nga Prishtina si dhe kompania tjetër “Solid” nga Suhareka.

    Për këtë proces Prokurimit, eksperti  Shqyrtues i OSHP-së Sahit Beqiri në ekspertizën e nxjerrë e ka rekomanduar Panelin Shqyrtues të OSHP-së që ankesat e kompanive ankuese të refuzohen.

    “Duke u bazuar ne sqarimet e lartpërmendura, eksperti shqyrtues i propozon panelit shqyrtues qe ankesat e OE ankues, to refuzohen si to pa bazuar, dhe rekomandon qe to mbetet ne fuqi njoftimi mbi vendimin e autoritetit kontraktues” thuhet në rekomandimin e ekspertit të OSHP-së Sahit Beqiri, raporton “Front Online”.

    Por, kundër një rekomandimi të tillë janë shprehur në seancën e OSHP-së të cilën e ka monitoruar “Front Online” përfaqësuesit e këtyre dy kompanive e ku nga Paneli i OSHP-së kanë kërkuar që ankesat e tyre të cilësohen si plotësisht të bazuara.

    Për këtë seancë kryetar i Panelit Shqyrtues ka qenë Nuhi Paçarizi, Blerim Dina, referues si dhe Goran Milenkoviç, anëtar kanë marrë vendim që  dy ankesat e Operatoreve Ekonomik të aprovohen si pjesërisht të bazuara. Po ashtu, në pikën e dytë të këtij vendimi Paneli i OSHP-së ka anuluar edhe vendimin e Policisë për këtë aktivitet të Prokurimit.

    “Paneli Shqyrtues duke u bazuar në shkresat e lëndës të cilat i ka pasur në dispozicion si dhe sqarimet e ekspertit, shqyrtues profesional vjen në përfundim se vlerësimi dhe krahasimi i ofertave nuk është bërë konform nenit 59 të Ligjit të Prokurimit Publik dhe njëkohësisht obligon Autoritetin Kontraktues që gjatë rivlerësimit konform nenit 59.2 si dhe 72 të Ligjit të Prokurimit Publik t’i verifikojë dhe kërkoj sqarime shtesë për të gjitha dëshmitë-dokumentet sa iu përket mostrave të dorëzuara në seancën dëgjimore nga Operatoret Ekonomik ankues dhe të bëjë verifikimin e tyre komfort këtyre dispozitave ligjore” thuhet në vendimin e Panelit Shqyrtues të OSHP-së.

    Vendimi i Autoritetit Kontraktues për këtë aktivitet Prokurimit do të merret në ditët në vijim, deri sa portali “Front Online” do t’u mbaj të informuar në vazhdimësi për rrjedhën e këtij procesi të prokurimit. / Front Online / 

    Nga Rubrika
    Lajme11 Mars 2025
    Komuna e Prishtinës e cila drejtohet nga Përparim Rama ka përzgjedhur N.N.SH. WORLD MEDIUM, LIMITPROJECT SH.P.K, Rahovica Comerce SH.P.K. si fituese të...
    Lajme06 Mars 2025
    Sistemi i E-Prokurimit përmes të cilit zhvillohet procesi i prokurimit në Kosovë, pra për të gjitha Institucionet Publike në Kosovë ka më...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Komuna e Kamenicës që udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosjes ka shpërblyer me tender gati 2 milionësh konsorciumium “El-Bau” & “Eing...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2025
    Një 42-vjeçar shqiptar ka vdekur në Volos të Greqisë pak orë pasi u përfshi në një aksident trafiku mëngjesin e së enjtes....
    Lajme24 Prill 2025
    Analisti politik dhe profesori universitar Mazllum Baraliu ka komentuar ngërçin aktual në Kuvendin e Kosovës lidhur me zgjedhjen e kryetarit të ri,...
    Lajme24 Prill 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sërish nuk është përgjigjur nëse nesër do të jetë sërish emri i Albulena Haxhiut për kryekuvendare. Kurti...
    Lajme24 Prill 2025
    Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, po qëndron për vizitë në Prishtinë. Peter Sorensen do të qëndrojë vetëm për disa...
    Lajme24 Prill 2025
    Në ditëlindjen e 57-të të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, një urim të përzemërt ia kushtoi kandidati për kryeministër i PDK-së në...
    Lajme24 Prill 2025
    Ka vdekur Mane Sahiti, nëna e Dëshmorit të Kombit, Gëzim Sahiti. Lidhur me shkuarjen e saj në amshim, ka reaguar kryetari i...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.