×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendimi i Kushtetueses për Etem Arifin po konsiderohet me defekte dhe pa argumente logjike

    FrontOnline
    24 Dhjetor 2020

    Analisti politik, Albert Krasniqi thotë se vendimi i Kushtetueses në rastin “Etem Arifi” ka dobësi në strukturë dhe dështon të ofrojë argumente logjike.

    Krasniqi ka renditur pesë defekte të këtij vendimi sipas tij, përcjellë Gazeta Blic.Ai thotë se Gjykata ka dështuar të bëjë dallimin mes kritereve për kualifikim të kandidatëve për deputet.

    Sipas tij kjo Gjykatë i ka dhënë përparësi ligjit para Kushtetutës dhe dka dalur jashtë kërkesës së parashtruar nga pala.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Zakonisht vendimet e padrejta janë dobët të strukturuara dhe dështojnë të ofrojnë argumente logjike. I tillë është edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese në rastin “Etem Arifi”. Disa prej defekteve të këtij vendimi janë:
    1. Gjykata dështon të bëjë dallimin në mes të kritereve për kualifikim të kandidatëve për deputet me humbjen e mandatit të deputetit, të cilat i trajton si çështje të ndërlidhura.
    2. Bënë interpretim të përputhshmërisë së Kushtetutës me ligjin, duke i dhënë epërsi juridike ligjit në raport me Kushtetutën. Kështu shfuqizon nenin 45 të Kushtetutës, për ta fuqizuar nenin 29 (q) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.
    3. Del jashtë kërkesës së parashtruar nga pala, dhe vendos në mënyrë të pasafatshme për certifikimin e kandidatëve për deputetë nga KQZ dhe verifikimin e mandatit të deputetëve nga Kuvendi. Vendimi i Kuvendit për verifikim te mandateve është dashur të kontestohet brenda 8 ditëve, jo pas gjashtë muajve. Kjo shpjegon edhe arsyen e mbajtjes së seancës publike përmes së cilës iu mundësua parashtruesit të kërkesës të bëjë ndryshimin e shënjestrës së kontestuar nga ajo që fillimisht kishte paraqitur me shkrim.
    4. Anulimi i votës së Etem Arifiti është në kundërshtim me praktikën e vendosur nga vet Gjykata, në rastin më të freskët për votat e pranuara me postë jashtë afatit ligjor. Në këtë rast përkundër që ka mundur t’i mohohet përfaqësimi në Kuvend një subjekti politik përmes një vendimi kundërkushtetues të Gjykatës Supreme, Gjykata Kushtetuese nuk kishte anuluar rezultatin e shpallur të zgjedhjeve por vetëm e kishte qartësuar mënyrën e veprimit për zgjedhjet e ardhshme.
    5. Gjykata u bazua në paragraf jo relevant të një Raporti të Komisionit të Venedikut, përderisa i njëjti Raport përcakton se kufizimi i të drejtës së pjesëmarrjes në zgjedhje duhet të jetë një masë proporcionale, që kërkon të bazohet në natyrën e veprës penale, qëllimin, gjatësinë e dënimit dhe ashpërsinë e veprës. Këto elemente Gjykata nuk i morri parasysh.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2025
    Një person është arrestuar në Drenas, pasi i njëjti kishte kanosur ankuesin mashkull kosovar derisa ai po e punonte arën e tij....
    Lajme13 Korrik 2025
    Është arrestuar një person në Podujevë nën dyshimin për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm. Policia e Kosovës në raportin...
    Lajme13 Korrik 2025
    Mbrëmjen e së shtunës, në pikën kufitare Hani i Elezit është arrestuar një 44-vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, ku dhe iu...
    Të tjera
    Lajme13 Korrik 2025
    Sipas raportimeve të mediave shtetërore, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i ofroi Moskës “mbështetjen e tij të pakushtëzuar” për...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Bashkimi Evropian dhe Meksika kanë shprehur zhgënjim ndaj kërcënimit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të vendosur tarifa prej 30% ndaj...
    Lajme13 Korrik 2025
    Bashkatdhetarët që jetojnë edhe punojnë në vendet e ndryshme të botës, tashmë kanë nisur të vijnë për t’i kaluar pushimet verore në...
    Lajme13 Korrik 2025
    Sot me fillim nga ora 11:00 do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Për herën e 46-të, deputetët e zgjedhur...
    Lajme13 Korrik 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovësm njofton se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperatura minimale...
    Lajme12 Korrik 2025
    I plagosuri në Vushtrri ka marrë lëndime serioze nga arma e zjarrit. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Ejup Gorovri,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.