×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë

    FrontOnline
    23 Tetor 2024

    Qeveria e Kosovës sot ka mbajtur mbledhje, në të cilën ka marrë këto vendime:

    –          Miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit “Protokoll për Trajnimin dhe Bashkëpunimin në Fushën e Shëndetit Ushtarak” ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë. Përmes këtij protokolli mundësohet ofrimi i kuotave shtesë për trajtimin e ushtarakëve të FSK-së në institucionet mjekësore ushtarake turke. Me këtë marrëveshje kuota e trajtimeve mjekësore në dispozicion rritet nga 50 në 75 në vit. Të gjitha këto trajtime janë falas dhe bëhen në spitale ushtarake.

    –          Miratuar Projektligjin për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave.

    –          Miratuar Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Mjedisit, Ujërave, Natyrës, Ndërtimit si dhe për Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore. Projektligji synon organizimin më të mirë të trupave inspektuese, reformën dhe rritjen e efikasitetit në këto trupa, zbatimin me të mirë të legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e përgjithshme të mjedisit, për një jetë më të mirë të qytetarëve.

    –          Nominuar përfaqësuesit e Qeverisë Republikës së Kosovës në Këshillin Konsultativ për Komunitete, si në vijim:

    o   znj. Nurije Shala, këshilltare politike në kryeministri,

    o   z. Sllavisha Mladenoviq, komisioner për gjuhët, dhe

    o   z. Eros Gashi, këshilltar politik në Ministrinë e Drejtësisë;

    –          Themeluar Komitetin Drejtues për mbikëqyrjen e zbatimit të projektit “Skema e Profesionistëve të Rinj” në kuadër të programeve IPA 2018 dhe IPA 2019.

    –          Ndarë 45,000.00 euro për Forumin Ekonomik të Vjenës me qëllim promovimin e Republikës së Kosovës dhe një perspektivë më premtuese për bashkëpunim ekonomik në arenën ndërkombëtare.

    –          Miratuar Katalogun e Vendeve të Punës për Shërbimin Civil, si kërkesë që rrjedh nga aktet normative për zyrtarë publikë. Ky katalog përmban mbi 1500 pozita si dhe klasat, grupet dhe fushat e kërkuara të arsimit për këto pozita të kategorisë profesionale. Ai lehtëson procesin e klasifikimit dhe grupimit të vendeve të punës për kategorinë profesionale në shërbimin civil.

    –          Ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr. 03/30 të datës 12 maj 2020.

    –          Emëruar Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor/e Ekzekutiv/e në Agjencinë për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

    –          Aprovuar Programin e përgatitur nga Zyra për Çështje të Komuniteteve. Ky program synim kyç e ka avancimin e të drejtave të komuniteteve joshumicë, përmes granteve e subvencioneve, dhe një hap i Qeverisë sonë në drejtim të mbështetjes financiare për mediat, OJQ-të, studentët e kategoritë e ndjeshme, për integrim të plotë e zhvillim të barabartë.

    –          Miratuar koncept-dokumentin për Trajtimin e Mbeturinave.

    –          Miratuar vendimin përfundimtar të shpronësimit të pronave të prekura nga realizimi i projektit “Konservimi, Restaurimi dhe Ndërtimi i Kompleksit Memorial Masakra e Reçakut”.

     

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë
    Nga Rubrika
    Lajme23 Tetor 2024
    Komisioni Evropian ka konfirmuar sot se edhe zyrtarisht janë aprovuar Reformat e Agjendave për shtetet e Ballkanit Perëndimor, përjashtuar Bosnje e Hercegovinën,...
    Lajme23 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se sot është aprovuar agjenda e reformave të Kosovës nga Komisioni Evropian, në kuadër të...
    Lajme23 Tetor 2024
    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka mirëpritur të hënën prokuroren e specializuar Kimberly West. Me anë të...
    Të tjera
    Lajme23 Tetor 2024
    Pas përfundimit të dëshmisë së Fadil Gecit, dëshmitari i radhës në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së është Nuredin Ibishi i njohur me...
    Lajme23 Tetor 2024
    Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka lidhur marrëveshje mjekësore me atë të Turqisë. Kështu ka njoftuar ministri Ejup Maqedonci me anë të...
    Lajme23 Tetor 2024
    Prokurorja e Specializuar Kimberly West dhe Zëvendës-Prokurori i Specializuar Ward Ferdinandusse do të vizitojnë Kosovën. Në njoftim nga Gjykata Speciale, thuhet se...
    Lajme23 Tetor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka falënderuar USAID-in i cili qëndroi pranë Kosovës tash e 25 vjet. Me anë të një mesazhi,...
    Lajme23 Tetor 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Ambassador Jörn Rohde, shprehet i kënaqur që iu bashkua ministrit Faton Peci në panairin Agri-Rinew 2024 në...
    Bota/Rajoni23 Tetor 2024
    Me tensione ka nisur seanca për konfirmimin e masës së sigurisë ndaj ish-presidentit të Shqipërisë Ilir Meta. Ai u përball me prokurorët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.