×
  • Sport
  • Sport

    Vëllaznimi, skuadra e vetme pa humbje në Ligën e Parë

    FrontOnline
    13 Nëntor 2021

    Vëllaznimi është skuadra e vetme me pesë fitore në pesë ndeshje në Ligën e Parë të Meshkujve. Skuadra kuqezi ka mundur Borean me rezultat 90:53, duke qenë një nga skuadrat favorite për vendin e parë në Ligën e Parë, ndërsa skuadra pejane ka dy fitore dhe tri humbje.

    Istogu ka pësuar humbjen e parë pas katër fitoreve radhazi. Skuadra istogase është mundur nga AS Prishtina me shifrat 77:85, ndërsa skuadra prishtinase ka dy fitore dhe tri humbje, përcjell FrontOnline.

    Dardanët regjistruan fitoren e dytë (kanë edhe tri humbje), duke mundur Marigona Hill Prishtinën me rezultat 80:82, ndërsa prishtinasit kanë një fitore dhe katër humbje.

    New Basket është mundur nga Prishtina e Re me rezultat 47:62. Skuadra prizrenase ka dy fitore dhe tri humbje, kurse e kundërta për skuadrën prishtinase, tri fitore dhe dy humbje.

    Vushtrria ka vazhduar me formë të mirë, duke mundur Feronikelin me 30 pikë dallim, 83:53, që ishte fitorja e katërt për vushtrriasit, që kanë edhe një humbje, ndërsa skuadra nga Drenasi ka pesë humbje në pesë ndeshje, duke qenë e vetmja në Ligën e Parë pa fitore.

    Java 5 – Liga e Parë e Meshkujve

    Vëllaznimi – Borea 90:53
    NEW Basket – Prishtina e Re 47:62
    Marigona Hill Prishtina – Dardanët 80:82
    Istogu – AS Prishtina 77:85
    Vushtrria – Feronikeli 83:53./FrontOnline/

    Big Brother VIP Albania në NimiTV
    Nga Rubrika
    Sport21 Tetor 2024
    Një mur autentik mbrojtës, prej atyre të modës së vjetër, i aftë për t’i futur në xhep 9-shet më të rëndësishmet të...
    Sport21 Tetor 2024
    Neymar ka hyrë në fushë për herë të parë që nga një dëmtim i rëndë vitin e kaluar.  Braziliani kishte kaluar 370...
    Sport21 Tetor 2024
    Arsenali ka pasur vështirësi me lëndime në këtë fillim të sezonit, me Mikel Artetan që ka dhënë detaje të reja rreth lëndimeve...
    Të tjera
    Vip21 Tetor 2024
    Vullneti është shprehur me ironi se nuk dëshiron të merret me fansa të këngëtarit Gold AG, derisa ka thelluar edhe më tej...
    Vip21 Tetor 2024
    Gazetari Vullnet Krasniqi ka dhënë komente lidhur me përplasjen që pati me aktorin Rrezart Veleshnja. Krasniqi tha se për të, Rrezi nuk...
    Vip21 Tetor 2024
    Burimi nuk ka pranuar të viktimizohet sonte me rastin e një momenti kur Rezarti e imitonte në një situatë ndërsa ai vepron....
    Vip21 Tetor 2024
    Në Prime të Big Brother Vip Kosova po vazhdon të diskutohet lidhur me debatin mes aktorit Rrezart Veleshnja dhe Gresës. Kësaj radhe,...
    Vip21 Tetor 2024
    Në debatin Rezi-Gresa, është përfshirë edhe banorja tjetër, Xheneta e cila poashtu ka pasur debat me Gresën Xheneta thotë se nuk ia...
    Vip21 Tetor 2024
    Po vazhdon debati brenda shtëpisë së Big Brother mes dy konkurrentëve, Vullnetit dhe Rrezart Veleshnjës. Sipas gazetarit Krasniqi, Rrezi po shkon në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.