×
  • Lajme
  • Lajme

    Vëllai i viktimës: 58-vjeçari dyshohet se e kidnapoi e pastaj e vrau motrën time

    FrontOnline
    14 Qershor 2020

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur të dielën Kosovën. Në fshatin Vitomericë të Pejës, një 58-vjeçar po dyshohet se ka vrarë një 17 vjeçe e më pas është vetëvrarë. Me rastin tashmë është duke u marrë policia e Kosovës. Megjithëkëtë, rrëfimi i familjarëve të vajzës së mitur e cila dyshohet se u vra nga fqinji i saj, jep detaje të reja sa i përket kësaj ngjarjeje.

    Vëllai i viktimës, Bajrami, ka treguar se (R.B, 58-vjeçari), personi i dyshuar për vrasjen e 17-vjeçares (A.R), kishe pak ditë që kishte ardhë nga Gjermania për në Kosovë.

    Sipas, Bajramit, vëllait të 17-vjeçares, i dyshuari për vrasjen e motrës së tij, 58-vjeçari me dhunë në ora 04:30 të mëngjesit kishte hyrë në shtëpinë e tyre dhe e kishte marrë 17-vjeçaren ku pastaj e kishte dërguar atë në një shtëpi tjetër.

    Ajo në shtëpinë jo shumë larg vendit ku për vite kishte jetuar ishte gjetur pa shenja jete të shtunën në mbrëmje nga një familjare.I vdekur në atë shtëpi u gjet edhe 58-vjeçari.

    “Rreth orës 4:30 në mëngjes ka ardhur ky kojshia e kish marrë motrën prej shtëpisë me zor. E kish marrë e kish qitë në shpinë e vet. Në ora 06:00 në mëngjes u çova me shku në punë, shoqja më tha që (A..) nuk është në shpi. Pastaj rreth orës 16:30 më ka thirrë djali i axhës në telefon e më tha që e kemi gjetë (A,…), por (R.B), ky kojshia e ka vra edhe ata edhe vetën”, ka deklaruar për portalin Indeksonline, Bajrami, vëllai i vajzës së mitur e cila u gjet sot e vdekur në një shtëpi në fshatin Vitomericë të Pejës.

    E vëllai i viktimës, vajzës 17-vjeçare, Bajrami, tregon se fqinji i tyre R.B kishte pak ditë që kishte ardhur nga Gjermania për në Kosovë. madje thotë se raportet i kishin pasur të mira me 58-vjeçarin.

    “Ai e ka rrite vet at çikë. Shumë të mira i kemi pas raportet. Ne kemi qenë jetimë, ai na ka rritë. Që 5 ditë ka ardhë në pushime edhe e ka ba këtahen. Ai ishte fjalos me familjen e vet atje, edhe ka ardh këtu. Qysh me i lan familjet në gjak. Ka ardhë këtu, dhe ma vrau motrën. Familjarët e tij e din më së miri se cka ka ndodhë. Motra ime ka jetu këtu. Motra kurrë s’më ka njoftua për ndonjë fjalosje. Ai ka qenë i martun, ka fëmijë. I vetëm ka qenë në Kosovë. Ka ardhur para 5 ditëve. Asnjëherë nuk kemi pas probleme. Në 04:40 të mëngjesit ai ka ardhur e ka marrë motrën me zor.”, ka sqaruar ai.

    Megjithtkëtë, organet e hetuesisë kosovare janë duke i zhvilluar hetimet sa i përket kësaj vështjeje.

    Për Gazetën Express nga Prokuroria kanë sqaruar se viktima dhe dorasi ishin fqinjë në mes vete.

    “Janë kojshi, burri është 58 vjeçar ndërkaq viktima tjetër është një vajzë 17 vjeç. Motivet nuk dihen ende, rasti është duke u hetuar”, ka thënë për Express Fadil Gashi, zëdhënës i policisë së Pejës.

    Por nga Prokuroria e Pejës tregojnë se trupat e pajetë janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Sipas Prokurorisë, dyshimet e para janë se fillimisht është kryer vrasja e më pas vetëvrasja”.

    “Prokurori i Departamentit të Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore të Pejës ka dalë në vendin e ngjarjes, me urdhër të prokurorit të shtetit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obdukim, gjithashtu janë dërguar edhe arma dhe gëzhojat për ekzaminim. Dyshimet e para janë se fillimisht është kryer vrasja e më pas vetëvrasja”.

    Për këtë rast ende nuk ka ndonjë person tjetër të dyshuar si të përfshirë në ngjarje. Por policia mbrëmë rreth kësaj ngjarje ka arrestuar katër, në vendin ku ndodhi një vrasje e dyfishtë në fshatin Vitomiricë të Pejës. Të dyshuarit e arrestuar kishin sulmuar zyrtarët policorë në vendngjarje. Të arrestuarit janë vëllai i viktimës dhe tre persona të tjerë

    “Zyrtarët policorë janë sulmuar nga familjarët, njëri prej tyre dyshohet se ka qenë vëllai i viktimës, vajzës 17-vjeçare. Kanë dashur të hyjnë në vendin e ngjarjes, policia nuk i ka lejuar, policia ka ndërhyrë, më pas të dyshuarit i kanë sulmuar zyrtarët policorë”, kanë thënë për Express nga policia e Pejës.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.