Tash e disa ditë në mediat rozë është aluduar për një ndarje të mundshme të çiftit Ledri Vula dhe Sara Hoxha.
E gjitha kjo nisi në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë” ku në dy premierat e filmit, në Prishtinë dhe në Tiranë, Sara nuk u shoqërua në tapetin e kuq nga reperi.
Madje, Ledri nuk publikoi asnjë postim mbështetjeje në rrjetet sociale.
Së fundmi, një veprim i vëllait të Sara Hoxhës ka ndezur sërish diskutimet.
Kevin Hoxha i ka dhënë “like” një postimi në Instagram ku shkruhet se njerëz të afërt kanë konfirmuar ndarjen e Ledrit dhe Sarës.