×
  • Lajme
  • Lajme

    Vëllai i Nazim Bllacës: Nazimi shëndosh si molla, është në top-formë

    FrontOnline
    20 Maj 2022

    Pas raportimeve të mediave, duke u bazuar në një deklaratë të avokatit të ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli Ben Emerson, se Nazim Bllaca ka vdekur, ka reaguar vëllai i tij, Liman Bllaca.

    Bllaca në një deklaratë të tij, ka thënë se vëllai i tij është shëndosh e mirë.

    “Nazim Bllaca është i shëndoshë si molla. Është në top-formë edhe është në gjendje me shty Kalimashin me gjoks. Ato janë shpifje dhe shantazhe të Ben Emersonit”, ka thënë ai.

    Në një deklaratë për RTV Dukagjinin, vëllai i Nazim Bllacës, Limani ka akuzuar Emersonin për deklaratë të rrejshme.

    “E ka bërë një deklaratë të rrejshme Emerson. Ben Emersoni nuk mundet me mbrojtë Bllacën, ai mundet me folë kundër tij… ato janë shpifje dhe shantazhe”, ka deklaruar ai.

    “Nazim Bllaca është në gjendje të mirë shëndetësore. Kur të është në pyetje atdheu, ai është me pushkë në dorë, kur të është në pyetje krimi i organizum kundër SHIK-ut, ai është i gatshëm m’u ballafaqu jo në Kosovë… në Gjykatë Speciale në të gjitha vendet”.

    “Me Nazimin kam folë para nja dy javë dite, por i ka një muaj ditë që s’e kam pa. Kemi nejtë, kemi folë, kemi hagër mish të thatë e kemi folë e kemi keshë, e kemi bo hajgare”, ka thënë ai.

    Avokati i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, Ben Emerson, ka deklaruar sot shkarazi se Nazim Bllaca ka vdekur. Ai, gjatë gjatë seancës së sotme në Tribunalin Special, ka thënë se Prokurori po mbështetët te dëshmitari Nazim Bllaca, i cili “ka vdekur“.

    Mirëpo, burime të mirinformuara të Gazetës Express, kanë konfirmuar se kjo deklaratë e Emerson, ishte vetëm një shkarje e tij, pasi që ai nuk e kishte fjalën për dëshmitarin Nazim Bllaca. 

    Afër dhjetë mijë banorë të fshatrave të Skenderajt përfitojnë nga rrjeti i ri elektrik
    Nga Rubrika
    Lajme02 Qershor 2024
    Gjatë qëndrimit në Stamboll, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar afaristë shqiptarë e me prejardhje shqiptare nga sektorë të ndryshëm që...
    Lajme02 Qershor 2024
    Kryetari aktual i Komunës së Bujanocit, një herësh kreu i Partisë Demokratike, Nagip Arifi, ka votuar në zgjedhjet komunale që po mbahen...
    Lajme02 Qershor 2024
    Kandidati për kryetar të Bujanocit, nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik, Ragmi Mustafi ka ftuar të gjithë shqiptarët në Komunën e...
    Të tjera
    Vip02 Qershor 2024
    Reperja e njohur Loredana, prej një kohe të gjatë, është në një lidhje dashurie me futbollistin Karim Adeyemi, të ekipit prestigjioz Borussia...
    Bota/Rajoni02 Qershor 2024
    Në Serbi të dielën po mbahen zgjedhjet për pushtetin lokal në dhjetëra qytete, përfshirë edhe zgjedhjet e përsëritura në Beograd, mes përpjekjeve...
    Bota/Rajoni02 Qershor 2024
    Kryetari i Komisionit të Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth, ka shprehur shqetësimin e tij, për lidhjet e ngushta të...
    Vip02 Qershor 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, ka lënë pa fjalë ndjekësit e saj në Instagram me një video të re që ajo...
    Vip02 Qershor 2024
    Liami i ftuar në një emision televiziv rrëfeu për ngjarjen e pakëndshme që i ndodhi brenda shtëpisë së BBVA. Ai pak kohë...
    Lajme02 Qershor 2024
    Janë sekuestruar disa pije alkoolike të cilat një person me një veturë me targa serbe tentoi t’i kontrabandonte përmes zonës kufitare mes...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.