×
  • Lajme
  • Lajme

    Veliu: Vjosa Osmani nuk është përfaqësuese e elektoratit të LDK-së

    FrontOnline
    12 Dhjetor 2020

    Vjosa Osmani ka bërë mbrëmë goditjen e radhës ndaj partisë e cila ia besoi kandidaturën për pozitën e kryeministres. Ajo tha se kësaj partie tashmë i ka mbetur vetëm logoja dhe se votuesit i përfaqëson vetë ajo. Poashtu ajo ka akuzuar LDK-në edhe se është shndërruar në një parti përjashtuese, duke përjashtuar çfarëdo bashkëpunimi, meqë sipas saj, LDK ka mbajtur në pushtet partitë që e kanë kapur Kosovën.

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu ka thënë, që si Vjosa Osmani kanë menduar edhe shumë njerëz të tjerë që kanë tentuar që ta shkatërrojnë këtë parti.

    Madje Veliu shkoi edhe më tej duke thënë që Osmani në LDK ka qëndruar vetëm për interesa personale.

    “Edhe tjerë para Vjosa Osmanit kanë menduar që LDK-së i ka mbetur vetëm logoja dhe  kanë dashur që ta shkatërrojnë gjatë gjithë kohës por nuk ia kanë arritur. Sigurisht që nuk ka qenë kurrë në zemrën e Vjosës LDK-ja. Vjosa në LDK ka qëndruar vetëm për interesa dhe tash sigurisht që këto interesa i ka lidhur me dikë tjetër dhe nuk i duket më interesant LDK-ja”, ka thënë nënkryetari i LDK-së.

    Ish-kandidatja e LDK-së për kryeministrie, sipas Agim Veliut, në këtë pozitë ka ardhur pa merita. Kjo pasi që sipas tij ajo nuk është rritur në frymën e LDK-së.

    “Njerëzit  e tillë nuk kanë qenë kurrë me shpirt e me zemër në LDK dhe njerëzit që kanë ardhur pa merita ata nuk e ndjenjë LDK-në dhe nuk janë rritur me frymën e LDK-së dhe nuk e kanë frymën e LDK-së”, ka thënë Veliu.

    Për nënkryetarin e LDK-së, Vjosa Osmani nuk është përfaqësuese e elektoratit të LDK-së, pasi që sipas tij ajo gjithherë ka punuar në interesa të tjetër kujt.

    “Jo në asnjë mënyrë. Elektoratin e LDK-së nuk mund ta përfaqësoj dikush që nuk është në LDK dhe që thotë me LDK-në nuk bëj, nuk dua, LDK-ja kështu, LDK-ja ashtu dhe dikush që vazhdimisht e sulmon LDK-në për interesa të tjetër kujt si mund ta përfaqësoj elektoratin e LDK-së”, ka pohuar ai.

    Sipas Veliut, Osmani LDK-në nuk e ka mbështetur madje as gjatë kohës së bisedimeve.

    “Ajo gjatë  gjithë periudhës ka punuar për tjetër kënd. Gjatë bisedimeve është angazhuar për tjetër kë. Ajo e ka lidh fatin tashmë me dikë tjetër dhe LDK-ja për të më nuk është interesante”, ka deklaruar ai për Express.

    Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka kundërshtuar çdo bashkëpunimin me ish-partinë e saj, LDK-në, derisa ka vazhduar me akuza ndaj tyre.

    Osmani në televizionin publik i ka quajtur “përjashtues” LDK-në, teksa i ka akuzuar edhe për mbajtje të pushtetit me zor. Ka thënë se kësaj partie i ka mbetur vetëm logoja, ndërkohë që ka shtuar se votuesit i përfaqëson ajo.

    “Nuk do të bashkëpunojë me parti që kanë kontribuar për kapjen e shtetit dhe që kanë ndihmuar të qëndrojnë në pushtet kapësit e shteti”, ka deklaruar Osmani.

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës, ka bërë të ditur se ka përfunduar transferimin e materialit arkivor– pjesë e fondeve arkivore të...
    Lajme11 Shtator 2024
    Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga janari në qershor 2024 fitimi neto i bankave...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, bashkë edhe me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi,...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryekuvendari Galuk Konjufca ka shpërndarë pamje nga takimi i sotëm me homologen e tij nga Shqipëria, Elisa Spiropali. Konjufca tha se në...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka folur për aktakuzën që Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur ndaj 45 personave, përfshirë edhe Millan...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që nesër të marrin pjesë në votim për Marrëveshjen Ndërkombëtare...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, ka dhënë detaje rreth vizitës të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në veri ku...
    Lajme11 Shtator 2024
    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti ditën e sotme të rinjtë e...
    Lajme11 Shtator 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka bërë të ditur se një ekip i ushtarëve amerikanë kanë kryer trajnime për deminimin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.