×
  • Lajme
  • Lajme

    Veliu: Kosova ka rënie të rasteve të Trafikimit me Qenie Njerëzore

    FrontOnline
    19 Tetor 2020

    Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Agim Veliu ka deklaruar se duhet shtuar përpjekjet në luftën kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.

    Ai tha se sulmet seksuale vazhdojnë te janë formë e shpeshtë e trafikimit dhe se me rastin e Ditës Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore kërkohet vëmendje e plotë në luftimin e këtij fenomeni.

    “Këto vepra bazohen edhe në dhunë psikologjike dhe shantazhe emocionale. MPB në bashkëpunim me gjithë akterët e përfshirë po punon në hartimin e strategjisë nacionale anti-trafikim dhe planin e veprimit ku po merren për bazë edhe rekomandimet nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe BE-ja.Nga statistikat e viteve të fundit bëhet e ditur se Kosova ka një rënie të rasteve të trafikimit me njerëz dhe kjo erdhi si rezultat i punës së institucioneve të Kosovës. Rekomandimet e dala nga mekanizmat vlerësues për ne do të jenë plan pune për të vepruar më ashpër ndaj kësaj kategorie dhe tu ofrohet mbështetje viktimave të trafikimit”, tha Veliu.

    Ministri Veliu tha se përkundër angazhimit në pandemi, Policia e Kosovës ka arritur që gjatë periudhës janar-shtator 2020 të bëjë identifikimin e 11 viktimave të trafikimit dhe të arrestojë 59 persona të dyshuar.

    “Janë paraqitur edhe 18 kallëzime penale në Prokuroria për veprat e trafikimit me njerëz dhe atyre që ndërlidhen me trafikimin. Në çdo kohë rreth 2.5 milionë njerëz janë të prekur nga trafikimi ku thuajse çdo vend në botë është i përfshirë në trafikim qoftë si vend i origjinës apo transitit. Duke pas parasysh këto të dhëna shqetësuese duhet punuar së bashku dhe bashkë t’i ndalojmë veprimet e tilla në mënyrë që Kosova dhe shoqëria jonë të jenë imune ndaj këtij fenomeni shumë të rrezikshme. MPB do të jetë e përkushtuar që pa kompromis të vazhdojë lutën ndaj çdo forme të trafikimit”, tha Veliu.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj ka deklaruar se ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi e shohin...
    Lajme15 Janar 2025
    Avokati që përfaqëson familjen e Liridona Ademaj, Leutrim Syla, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj katër personave për vrasjen e 30-vjeçares....
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë pjesë sonte në takime me qytetarë në lagjen “Kodra e Trimave” dhe “Kalabri”...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani ka njoftuar se sonte ka qëndruar në fshatrat Gramacel dhe Jasiqi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.