Mosha e futbollistëve të Gjilanit ka qenë në qendër të vëmendjes shumë herë këtë edicion.
Shumë njohës të futbollit kanë deklaruar se futbollistët e skuadrës gjilanase janë në “moshë të shtyer”, shkruan FrontOnline.
Në lidhje me këtë temë ka folur edhe trajneri dhe analisti, Fetah Veliu.
Veliu ka deklaruar se futbollistët e Gjilanit janë në moshë të njejtë me trajnerin Ismet Munishi.
“Unë mund të them se futbollistët e Gjilanit janë në moshë të njëjtë me të kryetrajnerit, Ismet Munishit”, ka deklaruar Veliu në “Kanal 10”.
“Gjilani ka marrë futbollistë nga Shqipëria që nuk kanë pasur angazhim”, tregoi ai./FrontOnline/