×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Veliaj: Transporti publik në Tiranë do të jetë falas për pensionistët

    FrontOnline
    09 Maj 2024

    Në takimin  me anëtarët e Asamblesë së PS-së së Qarkut të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se Bashkia e Tiranës do të transformojë shërbimin për 200 mijë qytetarë që përdorin transportin publik, duke e modernizuar atë me autobusë elektrikë.

    Kryebashkiaku premtoi se puna për transportin publik dhe shumë projekte të tjera do të vazhdojë pa ndalim.

    “Votat tona në Tiranë janë mbi 160 mijë dhe është e pamundur autobusin ta përdorin vetëm socialistët. Ndaj, për këta 200 mijë qytetarë, që nuk ndahen në të majtë dhe të djathtë, që nuk ndahen në këtë parti apo në atë parti, përgjigja jonë është: Ne do ta modernizojnë transportin publik të Tiranës. Vite më parë, kishim problematika të botës së tretë në Tiranë, ku njerëzit binin në pusetën para Presidencës. Sot flasim për një Tiranë që është transformuar totalisht, dhe me kredinë e BE dhe KFË gjermane, mund të modernizojmë transportin publik dhe nga 1 Janari 2025, për pensionistët ta bëjmë falas transportin publik”.

    “Dëgjova se PD-ja do të përpiqet, si gjithmonë, të sabotojë Tiranën. E bënte këtë në kohë të Edi Ramës, kur e sabotoi qytetin në mënyrën më mizore të mundshme. A thua se edhe vetë nuk jetonte në Tiranë!? Kërkon ta bëjë edhe sot me këta të tjerët që derdhin gjak për mandate votash, duke thënë se do të votojë kundër këtyre 200 mijë qytetarëve që e përdorin transportin publik, kundër pensionistëve që ta kenë transportin falas, dhe kundër një qyteti që ka vite që nuk i voton më, i cili në fushatën e fundit na dha fitoren më të thellë në histori me 60 mijë vota diferencë”, tha Veliaj. /Tvklan/

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj, çifti i së njëjtës gjini, kurorëzuan në një ceremoni simbolike të veshura me fustane nusërie, dashurinë e...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Josep Borrell, përfaqësuesi i lartë i BE-së për punët e jashtme, ka lëshuar një deklaratë për Iranin. Ai ka shprehur ngushëllimnet e...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, është ndër liderët e parë evropianë që komentoi rrëzimin e helikopterit në Iran, i cili vrau presidentin,...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2024
    Kryeshefi Ekzekutiv i “Trafikut Urban”, Burim Maraj, nënshkroi marrëveshje me menaxherin e Shitjes dhe Kujdesit në Telekomin e Kosovës, Kreshnik Domi. Sipas...
    Sport20 Maj 2024
    Tifozat Kuq e Zi, që njihen edhe si tifozët zyrtarë të Kombëtares Shqiptare të futbollit, e kanë realizuar sot një aksion para...
    Kronika20 Maj 2024
    Policia në Pejё, nё vazhdimin e implementimit tё planit operativ “Motoçiklistët kundërvajtës” ka sekuestruar: 19 motoçikleta tё llojeve tё ndryshme, ndёrsa pёr...
    Lajme20 Maj 2024
    Pas shirave të rrëmbyeshëm në Kosovë, u shkaktua rrëshqitje e dheut, gjë që bëri të mbyllet rruga Prishtinë – Gjakovë. Por, zëvendësministri...
    Lajme20 Maj 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit, Maryam bint Ali...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka dërguar ngushëllimet e tij liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, për vdekjen e presidentit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.