Analisti Blerim Vela ka reaguar lidhur me ndarjen e 15 milionë eurove për renovimin e objektit të ish-komitetit për nevoja të Presidencës së Kosovës. Sipas Velës, Kosova ka më shumë nevojë për spitale e çerdhe me shërbime cilësore përcjellëse, se sa për luks të institucioneve
Përmes një postimi në Facebook, Vela ka thënë se Qeveria e re LVV dhe LDK duhet të anulojnë këtë projekt absurd që harxhon kot taksat e qytetarëve.
“Kosova ka më shumë nevojë për spitale e çerdhe me shërbime cilësore përcjellëse, se sa për luks të institucioneve”, ka shkruar Vela.
Për këtë çështje ka reguar dje edhe kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.
Hoti ka thënë se nuk mund të rritet komoditeti i zyrtarëve publikë në kurriz të shpenzimeve publike.
Ndryshe, kërkesë për t’u zhvendosur në këtë objekt kishte bërë edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga.
Në Presidencë kishin konfirmuar ekzistencën e kërkesës e deponuar në Kryeministri në fillim të vitit 2014, por nga e cila pak kohë më vonë presidentja ishte tërhequr pas përllogaritjes së kostos për rinovimin e objektit.

Të tjera
-
Bota/RajoniGjermania pritet të zgjasë masën e izolimit09:51 | 10 Shkurt 2021
-
09:49 | 10 Shkurt 2021
-
Vip/KulturaRoberti darkon me modelen e njohur09:43 | 10 Shkurt 2021
-
09:38 | 10 Shkurt 2021
-
09:37 | 10 Shkurt 2021
-
09:36 | 10 Shkurt 2021
-
09:34 | 10 Shkurt 2021
-
09:34 | 10 Shkurt 2021
-
09:16 | 10 Shkurt 2021
-
Bota/Rajoni813 të vdekur nga Covid-19 në Gjermani09:16 | 10 Shkurt 2021
-
09:14 | 10 Shkurt 2021
-
09:09 | 10 Shkurt 2021