Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi ka reaguar pas fitores së sotme të Kosovës përballë San Marinos.
Në miqësoren e sotme në “Fadil Vokrri”, Kosova e “demoloi” San Marinon me rezultat 4:1, shkruan FrontOnline.
Pas ndeshjes, Muriqi i cili shënoi katër gola sot, tha se nuk e priste një gjë të tillë.
“Nuk e kam pritur të shënoj katër gola pasi çdo ndeshje është e vështirë. Është një ndenje jashtëzakonisht e mirë pas një viti të vështirë te Lazio dhe jam i lumtur për këto gola të shënuar”, ka thënë Muriqi në “SS Kosova”.
“Edhe pse kemi luajtur me San Marinon na është dashur fitorja pasi kemi qenë në një seri të rezultateve jo të mira. Kemi krijuar shumë mundësi shënimi dhe kemi bërë lojë shumë të mirë”, shtoi ai./FrontOnline/