×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdesin edhe dy paciente në Spitalin e Pejës, dyshohet se ishin me COVID-19

    FrontOnline
    28 Korrik 2020

    Dy paciente kanë vdekur në Spitalin e Pejës në 24 orët e fundit, ndërsa dyshohet se ishin me COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur Spitali i Pejës.

    Një paciente ishte e moshës 78-vjeçare nga Komuna e Klinës e një e moshës 84-vjeçare nga Komuna e Pejës. Nga Spitali është njoftuar se pacientet kanë vdekur dje dhe nuk kanë qenë të testuar, por kishin simptoma të COVID-19.

    Në raportin e Spitalit të Pejës thuhet se janë duke u trajtuar 70 pacientë me COVID-19, prej tyre gjashtë janë në gjendje të rëndë e 29 me oksigjenoterapi. Nga personeli mjekësorë janë të infektuar me COVID-19, gjashtë mjekë, 15 infermierë dhe tre punëtorë të shërbimit teknik.

    Njoftimi i plotë:

    Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19 aktualisht po trajtohen 70 pacientë. 29 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë. ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.
    Nga personeli i Spitalit 6 Mjek, 15 Infermierë dhe 3 punëtor të shërbimit teknik janë të infektuar me Covid-19.
    Fatkeqësisht gjatë ditës së djeshme 2 paciente të patestuara por të dyshuara me Covid-19 kanë vdekur. Njëra paciente ka qenë nga Komuna e Klinës e moshës 78 vjeçare, ndërsa pacientja tjetër ka qenë e Komunës së Pejës e moshës 84 vjeçare. Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerave.
    Gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë,216 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
    Nga këta 26 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Kanë qenë 6 lindje, 1 normale dhe 5 me prerje cezariane. Kanë lindur 6 foshnje 2 të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore.
    Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 5 operacione, ndërsa 239 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,956 analiza.

    NimiTV ofron 30% zbritje për Black Friday
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.