Në fshatin Shupkovc të Mitrovicës së Jugut, një person ka vdekur pas një vetaksidenti me motokultivator.
Rasti është raportuar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET | Fsh. Shupkovc, Mitrovicë Jug 03.07.2022 – 17:37. Vozitësi mashkull kosovar me motokultivator nga pa kujdesia ka shkaktuar vetaksident trafiku. Në vendin e ngjarjes vozitësi është gjetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.