Pjesëtar dhe njëri ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, profesor Esad Dauti ka vdekur sot.
Lajmi është bërë i ditur nga LDK-ja, ndërsa kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa ka dërguar telegram ngushëllimi.
Mustafa ka thënë se Dauti do të jetë shembull për gjeneratat e reja.
“Esad Dauti ishte një ndër themeluesit e LDK-së, aktivist i shquar që nuk u ndal së punuari asnjëherë për të mirën e vendit. Profili i tij prej intelektuali, do të shërbej si shembull për gjeneratat e ardhshme dhe anëtarësinë e LDK-së, se si duhet punuar parreshur për shtetin e Kosovës”, thuhet në telegramin e Mustafës./FrontOnline/
https://www.facebook.com/LDKzyrtare/posts/2661248654186394