Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se ka vdekur Isuf Kurmehaj, veprimtar i LDK-së.
Zemaj ka thënë se i ndjeri ishte aktivist e veprimtar i LDK-së, luftëtar i palëkundur në luftën për liri dhe pavarësi.
“Me dhimbje dhe pikëllim mora lajmin për vdekjen tënde Isuf.
Ishe i dashur e i respektuar, aktivist e veprimtar i LDK-së, luftëtar i palëkundur në luftën për liri dhe pavarësi. Ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëfshatarëve të Strellcit. U prefsh në paqe Isuf Kurmehaj”, ka thënë Zemaj.