Policia e Kosovë ka njoftuar për një vdekje të dyshimtë që ka ndodhur mbrëmë në Bërnicë të Ulët të Prishtinës, raporton Front Online.
Siç ka njoftuar policia, një person përderisa ishte duke punuar ne një shtylle elektrike , ka rënë ne kontakt me energjinë elektrike me ç`rast edhe ka humbur jetën.
“Ne vendin e ngjarjes kane dalur njësitet përkatëse, ekipi i zjarrfikësve, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima është pa shenja jete”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne IML për obduksion./Front Online