Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot në mëngjes ka vdekur një i burgosur me inicialet M.S. Ai ka qenë nën kujdes mjekësor që nga pranimi, në vitin 2017.
Sipas SHKK’së, ai ka pasur sëmundje kronike, si dhe ka qenë i shtrirë në Stacionarin e Burgut.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 08:50 në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri M.S viti i lindjes 1941. I burgosuri, që nga pranimi, në vitin 2007, ka qenë nën kujdesin mjekësor të burgut dhe të konsultantëve mjekësor specialist. I njejti për shkak të sëmundjeve kronike si; insuficiencë e zemrës, mushkërive dhe diabet ka qenë i shtrirë në Stacionarin e Burgut”, thuhet në njoftim./Front Online/