Ka vdekur një grua në banesën e saj në Prishtinë, rast të cilin është duke e hetuar policia.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi.
“Është raportuar se në banesën e saj ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi. Rasti nën hetime”, thuhet tutje në raport.