Policia është njoftuar se një grua ka vdekur pasi që ka qënë në pus në Mitrovicë të Jugut.
Sipas policisë, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa rasti po hetohet.
“Mitrovicë Jugu 08.06.2023 – 14:45. Është raportuar se një femër kosovare ka vdekur pasi ka rënë në një pus. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.