Një person në Prizren ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti me fatalitet.
Siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur më 1 shtator 2022, në ora 21:26.
I aksidentuari ka qenë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Por tetë ditë iu ka mbijetuar plagëve. Me 8 shtator ka ndërruar jetë.
“Prizren (NN) 01.09.2022 – 21:26. Lidhur me rastin, më 12.09.2022 vëllai i viktimës, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se më 08.09.2022 viktima mashkull kosovar gjersa ishte në tretman mjekësorë në QKUK, ka ndërruar jetë”.