Mbrëmë një person është goditur nga vetura në fushë Kosovë.
I njëjti ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Ndërsa, sot Policia përmes raporti 24 orësh ka njoftuar se i njëjti ka ndërruar jetë .
“Fushë Kosovë .27.07.2022-20:05. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar gjersa ka qenë duke drejtuar veturën e tij, nga pakujdesia ka goditë një këmbësor mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK ku me datë 28.07.2022 rreth orës 01:10 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport./Front Online