×
  • Lajme
  • Lajme

    Vde*s në moshën 82-vjeçare historiani Liman Rushiti

    FrontOnline
    30 Shtator 2024

    Në moshën 82-vjeçare është ndarë nga jeta historiani, Prof.Dr. Liman Rushiti.

    Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

    Ceremonia e varrimit do të mbahet të mërkurën, më 2 tetor në fshatin e lindjes, Sazli (lagjia Ratkocer), të Ferizajt, në orën 15:30.

    Sipas njoftimit, e pamja do të mbahet për 3 ditë në hotel Grand, nga data 03 tetor e Enjte, deri të Shtunën me 05 Tetor, nga ora 10.00 deri në orën 17.00.

    Biografia e historianit, Liman Rushiti:

    Profesor doktor Liman Rushiti u lind më 25 qershor të vitit 1942 në fshatin Sazli, komuna e Ferizajt.

    Studioi për histori në Universitetin e Prishtinës.

    Ai diplomoi në vitin 1967.

    Rushiti në vitin 1975 magjistroi me temën “Rregullimiterritorial dhe administrativ i Kosovës 1918-1941” në Universitetin e Prishtinës.

    Në po të njëjtin Universitet ai edhe mbrojti temën e doktoraturës “Lëvizja Kaçake në Kosovë 1918-1928”, më 25 janar 1980.

    Profesor doktor Liman Rushiti, ka botuar pesë libra si dhe ishte bashkautor i disa librave tjerë historik e enciklopedik dhe i disa teksteve shkollore.

    Gjithashtu ishte pjesëmarrës në shumë kongrese dhe simpoziume në Prishtinë, Tiranë si dhe në shumë vende të ish-Jugosllavisë, si në Beograd, Zagreb, Sarajevë etj.

    Ai po ashtu është edhe autor i mbi 200 punimeve shkencore.

    Profesor doktor, Liman Rushiti, në vitin 1981, është avancuar në titullin e lartë shkencor, “Profesor Inordinar”, dhe në vitin 1987 është avancuar në titullin ”Profesor Ordinar”.

     

    Rame Lahaj, ambasador i VISA Infinite kartelës së Bankës TEB
    Nga Rubrika
    Lajme30 Shtator 2024
    Buxheti për 2025, bartja e 2.5 milionë eurove dhe inkubatori i biznesit janë vetëm disa nga projektet të cilat qeverisja aktuale në...
    Lajme30 Shtator 2024
    Në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit sot ka nisur dëshminë...
    Lajme30 Shtator 2024
    Qeveria ka ndarë 100 mijë euro në përkrahje të Koalicionit Global kundër ISIS-it, gjatë një mbledhjeje elektronike. Gjithashtu u emërua Komisioni Ad...
    Të tjera
    Lajme30 Shtator 2024
    Smajl Latifi, kryetar i komunës së Rahovecit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për rreth tri vite Qeverisje ka...
    Sport30 Shtator 2024
    Finalja e Kupës së Botës FIFA 2026 do të ketë një Halftime Show të stilit Super Bowl të prodhuar nga Global Citizen,...
    Kronika30 Shtator 2024
    Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë javës së kaluar në këtë rajon kanë ndodhur 32 aksidente trafiku. Sipas të dhënave...
    Lajme30 Shtator 2024
    Në mungesë të kuorumit, ka dështuar mbledhja e Komisionit të posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese. Krahas marrjes...
    Kronika30 Shtator 2024
    Një tentim – grabitje raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e së dieles në Graçanicë. Rastin në polici e ka raportuar një çift...
    Bota/Rajoni30 Shtator 2024
    Me një imazh në mes kanabisit, demokrati i burgosur, Ervin Salianji, nga qelia ka bërë një reagim duke apeluar tek shqiptarët të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.