×
  • Sport
  • Sport

    Vd’es legjenda e NBA-së, Dikembe Mutombo

    FrontOnline
    30 Shtator 2024

    Legjenda e NBA-së, Dikembe Mutombo, ka vdekur në moshën 58-vjeçare nga kanceri në tru, është bërë e ditur të hënën nga liga amerikane e basketbollit.

    “Dikembe Mutombo ishte thjeshtë më i madh se jeta”, ka thënë komisionieri i NBA-së, Adam Silver në një deklaratë.

    “Në fushën e lojës ai ishte një nga bllokuesit më të mëdhenj dhe njëri prej lojtarëve më të mirë mbrojtës në histori të NBA-së. Jashtë parketit ai la zemrën dhe shpirtin për të ndihmuar të tjerët. Nuk kishte njeri më të denjë se Dikembe për të shërbyer si Ambasadori i parë global i NBA-së. Ai donte që loja e basketbollit të kishte ndikim në komunitet, sidomos në vendin e lindjes, Republikën Demokratike të Kongos”.

    Mutombo ishte i lindur në Kinshasa të Kongos.

    Lista e të arriturave të tij është shumë e gjatë. Në All Star të NBA-së ishte tetë herë. Katër herë ishte lojtari më i mirë mbrojtës në NBA, në vitet 1995, 1997, 1998 e 2001. Në NBA ka shënuar 11 mijë e 729 pikë, apo 9,8 pikë për ndeshje. I kishte plot 12 mijë e 359 kërcime, apo 10,3 kërcime për ndeshje. Karrierën e përfundoi me 3289 bllokada.

    Ka luajtur për Denver Nugets, Atlanta Hawks, Philadeplhia 76-ers, New Jersey Nets, New York Knicks e Houston Rockets. Në NBA ishte prej vitit 1991 e deri në vitin 2009.

    Mutombo është në Hollin e të Famshëmve të NBA-së.

    Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…
    Nga Rubrika
    Sport30 Shtator 2024
    Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beq ka qenë i pranishëm në eventin, ku nipi i Luan Krasniqit arriti...
    Sport30 Shtator 2024
    Sipas “Il Secolo XIX”, Genoa përkohësisht ka ndalur bisedimet me Antioni Candrevan, për t’u fokusuar më shumë te ish-ylli i Premier Leagua,...
    Sport30 Shtator 2024
    Superylli Kylian Mbappe është emëruar në skuadrën e Real Madridit për ndeshjen e tyre në Champions League me Lille. Skuadra franceze pret...
    Të tjera
    Lajme30 Shtator 2024
    Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot në takim atashetë e mbrojtjes së Republikës së Kosovës të akredituar në shtetet partnere...
    Lajme30 Shtator 2024
    Enver Haliti, deputet  nga Lëvizja Vetëvendosje,  ka deklaruar se dimri sjell një rritje të konsiderueshme të konsumit të energjisë elektrike, për shkak...
    Lajme30 Shtator 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se shefja e këtij dikasteri Donika Gërvalla-Schwarz, do të marrë pjesë 10-të vjetorin...
    Lajme30 Shtator 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati të dielen, ka deklaruar se depozitat e Ekonomive Familjare në valutën euro për herë të parë kanë...
    Lajme30 Shtator 2024
    Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, zhvilloi një takim të rëndësishëm me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, dhe Kryetaren e Komisionit...
    Lajme30 Shtator 2024
    Anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi, përmendi shumë vërejtje për Qeverinë, ndërsa tha se pushteti po e sulmon partinë më të vjetër në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.