Ka ndërruar jetë këngëtari i mirënjohur i folklorit shqiptar, Isë Llapqeva, në moshën 76 vjeçare.
Isë Llapqeva është një këngëtar i njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo popullore rapsodike. Në vitin 2014, Isë Llapqeva dhe Halil Bytyqi kanë publikuar albumin “Lavdi, Lavdi, Lavdi Legjendave Kombëtare”. Ndërsa më datë 10 Janar 2020, Ali Krasniqi, Halil Bytyqi dhe Isë Llapqeva publikojnë videoklipin “Odat Tona Janë Kanë Shkollë”, ky njëherit konsiderohet projekti i tij i fundit.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur vëllai i tij, këngëtari Hamz Llapqeva.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot (15 shtator) në ora 16:00 në varrezat e Prizrenit.
Më poshtë njoftimi i plot:
Miq dhe dashamirë tē nderuar, ju njoftojmë me pikëllim te thell se sot me datë 15 shtator 2020 në moshēn 76 vjeqare vdiq Vllau, Prindi ynë: Isë Imer Llapqeva.
Varrimi do të bëhet sot me 15 shtator ditë e marte në ora 16;00 me Iqindi në varrezat e Prizrenit.
Me dhimbje të thellē Familja Llapqeva.