×
  • Sport
  • Sport

    Vdes Beqir Aliu, një ndër figurat më me rëndësi të Prishtinës

    FrontOnline
    12 Janar 2023

    FC Prishtina përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare në “Facebook” ka bërë të ditur ka ndërruar jetë Beqir Aliu, shkruan FrontOnline.

    Ai ka qenë një nga personalitetet më të rëndësishme të Prishtinës, por edhe të Kosovës në futbollin që nga pavarësimi i sportit kosovar nga ai serb.

    Më poshtë është njoftimi i FC Prishtina:

    “𝐋𝐚𝐦𝐭𝐮𝐦𝐢𝐫𝐞̈ 𝐁𝐞𝐪𝐢𝐫 𝐀𝐥𝐢𝐮!

    FC Prishtina me pikëllim të thellë e mori lajmin për vdekjen Beqir Aliut, një ndër figurat më të rëndësishme të klubit tonë dhe futbollit të Kosovës.

    Beqir Aliu ka qenë kryetar i parë i klubit tonë pas pavarësimit të futbollit të Kosovës nga ai ish-jugosllav në vitin 1991.

    Aliu në vitet më të vështira, ato të 90-ta, ishte ndër njerëzit e parë që u tha “jo” ish-regjimit serb.

    Postin e kryetarit të klubit e ka mbajtur nga viti 1991 deri në vitit 2001.

    Prishtina në krye me Beqir Aliun i rendiste sukseset edhe në Ligën paralele. Gjatë kësaj kohe, Prishtina fitoi tre tituj kampioni (1991/92, 1995/96, 1996/97), dy Kupa të Republikës së Kosovës (1993/94 dhe 1994/95) dhe dy Superkupa të Kosovës (1994/95 dhe 1995/96).

    Pas përfundimit të luftës Prishtina vazhdoi aktivitetin e saj normalisht dhe pas tetë viteve dëbimi kthehet në stadiumin e saj.

    Sukseset i vazhdoi si më parë duke u shpallur kampione në vitin 1999/2000.

    Aliu u largua nga posti i kryetarit të klubit në qershor të vitit 2001.

    Ai ishte edhe anëtar në kryesinë e parë të Federatës së Futbollit të Kosovës në vitin 1991.

    Në altarin e lirisë ra heroikisht vëllai i tij Bajrami, emrin e të cilit e mban Stadiumi i qytetit në Skenderaj.

    Emri dhe vepra e Beqir Aliut është shkruar me shkronja të arta në historinë e klubit.

    Vdekja e tij është një humbje e madhe për Prishtinën dhe futbollin e Kosovës dhe veprat e tij do të jenë udhërrëfyes për gjeneratat e ardhshme.

    Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

    Me respekt, FC Prishtina“./FrontOnline/

    Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi
    Nga Rubrika
    Sport16 Maj 2024
    Pas Gjermanisë dhe Francës, tani Holanda e Ronald Koeman e ka emëruar skuadrën e saj për EURO 2024 të kësaj vere. Jemi...
    Sport16 Maj 2024
    Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps ka publikuar listën e lojtarëve për EURO 2024, duke qenë një nga favoritët kryesor për të shkuar deri...
    Sport16 Maj 2024
    Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është dënuar me dy ndeshje pas finales së Kupës së Italisë dhe është gjobitur me 5000 euro...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2024
    Situata rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, po ndryshon nga ora në orë. Nuk është shumë e qartë se çfarë...
    Lajme16 Maj 2024
    Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të enjten vonë se e ka “të pamundur” ta vlerësojë tani për tani një propozim të Qeverisë...
    Lajme16 Maj 2024
    Sipas analistit Dukagjin Gorani në darkën Albin Kurti – Memli Krasniqi, u diskutua për pazare. Ai ka dyshime se aty është biseduar...
    Lajme16 Maj 2024
    Shpend Ahmeti është tallur me letrat që qeveritarët ia kanë dërguar ndërkombëtarëve. Ai ka thënë në “Pressing” të T7 se nëse do...
    Lajme16 Maj 2024
    Ish deputeti i Nisma-s, Bilall Sherifi ka shkruar për letrën e Gërvallës drejtuar Asamblesë Parlamentare ku thuhet se Qeveria po punon për...
    Bota/Rajoni16 Maj 2024
    “E vrava dhe nuk pendohem”, kjo është deklarata që ka dhënë për policinë 50-vjeçari shqiptar që masakroi për vdekje gruan e tij,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.