Një person ka ndërruar jetë të martën rreth orës 14:20, në Prishtinë.
Sipas raportit 24 orësh të Policise së Kosovës, në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësorë ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Ndërkaq, siç thuhet tutje në raport trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Ndryshe, në media është raportuar se personi në fjalë është punëtor i Postës së Kosovës i moshës 54-vjeçare, dhe rasti ka ndodhur në objektin qendror të Postës në Prishtinë.